Nënshtrim


Prof Dr Fatmir Terziu

Diçka na lind në jetë. Jeta lind kështu diçka. Kjo diçka bëhet shtysë, bëhet prekja e brendshme e jona, ngacmimi ndjesor. Pra, na bëhet hobi. Hobi na bëhet një ideologji. Një ideologji që më pas na ndërlidh me tërësinë e jetës. Na fut kjo “hobi” në labirinthe të tjera. Na mësyn në vartësi. Na depërton në një linjë të padëshiruar, nënshtrim. Nënshtrim ndaj ligjit të një grupi. Nënshtrim ndaj një individi që kontrollon grupin.

Ky nënshtrim mund të shihet qartë në lidhje me ideologjinë e hobit që kemi, me llojshmërinë e këtij hobi që varion, ose që ndryshon. Natyrshmëria e pyetjes se çfarë hobi kemi, nënkupton supozimin se duhet të kemi një, ose më mirë akoma, se duhet të kemi një sërë “hobi”-sh të ndryshme, në përputhje me atë që mund të ofrojë ky drejtues i grupit, ky stacion i shoqërisë, ky aspirim i punës. Në këtë pikë hobi është nënshtrim.

Nënshtrimi ka pak hapësirë. Hapësira e organizuar është e detyrueshme. E detyrueshmja nuk ka të bëjë më më ndonjë hobi. Shkurt asnjë argëtim. Këtu mbetet një rrëmujë ose një koncept i vjetër, një nënshtrim eksentrik. Në këtë nënshtrim fatura i shkon më përshtat talljeve në një shoqëri që nuk mbështetet më mbi ne, se çfarë duhet të jetë njeriu me një hobi. Kjo shoqëri ende zvarritet në skutat e veta të arsyeve personale. Një detyrim i tillë nuk është aspak i jashtëm me karakter. Ai është i lidhur me nevojat e brendshme të njerëzve në sistemin funksional. A është sistemi shqiptar funksional? Jo. Braktisja rinore është kryefjalë. Rinia ka pak shanse të mbetet në nënshtrim. Ajo më mirë pranon të humbasë misionin e saj si rini, se sa të mbetet në këtë nënshtrim.

Aktiviteti i lirë rinor në jetën e kësaj moshe, një aktivitet kaq i popullarizuar në mesin e lëvizjeve të vjetra rinore, mbetet një protestë kundër mërzitjes dhe konventës së jetës së kapur politikisht, financiarisht dhe monopolisht në Shqipëri. Rinorët kanë mbetur absurdi i dy shqisave. Ata janë peng, në të dy shqisat e frazës. Të strukesh poshtë yjeve do të thotë, se dikush të ka përzënë nga shtëpia dhe nga familja je harruar, ose je i vetmi shpëtim duke marë torbën në krahë. Pasi që lëvizjet rinore kanë vdekur, kjo nevojë po shfrytëzohet dhe po institucionalizohet nga truku i fondeve të edukimit dhe zbavitjes. Dhe kjo është një mallkim tjetër me OJQ…

Vetëm OJQ nuk do të mund të ishte i vetmi mallkim, në këtë nënshtrim. Aty është edhe nevoja. Por nevoja e tyre për liri funksionon, e zgjeruar dhe e riprodhuar nga biznesi i afërt me Shtetin. Ajo që duan u është detyruar edhe një herë si palosje e shpalosje për nënshtrimin. Pa e kuptuar?! Prandaj lehtësia me të cilën integrohet kjo esencë e jetës, ku nënshtrimi është para, është angazhim, është rrogë, është punësim, shkurt është listë vote, është listë për deputet, për zyrë, për pushtet… Njerëzit nuk janë të vetëdijshëm se sa janë të zhytur plotësisht në një të padrejtë, madje edhe atje ku ndjehen më shumë në mirëkuptim, sepse rregulli i një mosmarrëveshjeje të tillë është abstraktuar prej vetë tyre. Ndryshe nënshtrimi nuk do të quhej, veprimi i prurjes së dikujt ose diçkaje nën sundim ose nën kontroll. Le ta pranojmë pra nënshtrimin duke heshtur e buzëqeshur. Se nënshtrimi është fatura e një shoqërie që nuk ekziston, ose që është destinuar për të vdekur.

41 views

Shkrimet e fundit