Nënqiell


Astrit Lulushi

Një herë e një kohë, kur njerëzimi ishte foshnje, disa prej tyre u zvarritën këmbadorës dhe gjetën një shpellë për t’u strehuar - nevoja sot për një shtëpi i vjen njeriut nga ky instinkt. Strehimi është i sanksionuar si e drejtë bazë, por me një ngërç - për ta pasur atë, njeriut i duhet të paguajë - që tingëllon më shumë si dëshirë në anë të kundërt, ose, si të thuash, e drejtë e rrëmbyer nga pronari i dytë pa tapinë e shpellës apo me tapi të rreme.

Sot gjithnjë e më shpesh, shprehja ‘ndërtim pallati’ nënkupton larje parash, korrupsion; dikur në kohën e diktaturës, ndërtimi i pallatit njësohej me punën vullnetare plus duhej të paguaje nëndorë sekretarin për të marë një hyrje.

Çdo fëmije i pëlqen të endet në natyrë, të qëndrojë jashtë ose të ekpsplorojë shpella. Kjo ishte edhe dëshira e natyrshme e çdo stërgjyshi më primitiv që ende mbijeton tek ne. Nga shpella kemi përparuar në çati me gjetheve e kashtë, lëvore e degë, tjegulla, beton e pllaka guri, që janë më pranë ngjashmërisë me shpellat. Shumë njerëz nuk e dinë se çdo të thotë të jetosh në ajër të hapur. Në shumë raste jeta bëhet brenda dyerve. Nga shtëpia në punë shpesh është një distancë e madhe me pengesa a trafik. Keq! Do të ishte më mirë, mbase, nëse do të kalonim më shumë ditë e netë pa asnjë pengesë midis nesh dhe qiellit. Kështu krijuesi në Facebook nuk do të fliste aq shumë nga nën një çati për të na lodhur e mërzitur; shenjtori do të zbriste në tokë për të na këshilluar; zogu nuk do të shoqërohej me macen (armikun e tij) dhe të këndonte nga brenda.



18 views

Shkrimet e fundit