NËNAT
Nga Fatmir Terziu
Kur qiejt dhe hapësira ishin një, legjendat,
përmes dymbëdhjetë forcave të tyre,
ushqyen pemën e jetës
dhe dha frutin e dashurive.
Një sy i forcës së kuqe krijoi djallin për bela,
që lakmoi zemrën e frutit të dashurisë,
dhe zemra e nënave ngadalë u tha.
Të kujdeseshin dhe të përqafonin zemrën e frutit të dashurisë,
legjendat e ndanë frutin në gjysmë dhe strukën secilën anë.
Prandaj, koha përmbyset dhe hapësira kthehet anash.
Dymbëdhjetë forcat ndahen në dy
dhe krijojnë dy diej, që duken njësoj
në dy botë, që duken të ngjashme.
Legjendat udhëtojnë larg syrit të nënave.
Legjendat tani duan të shohin të njëjtin qiell
por duan të qëndrojnë në gjokse të dryshëm,
duan të qëndrojnë në të njëjtin terren
por duan të shohin qiej të pamëshirshëm.
Ditën që hapësira do të mbetet një, e vetme për jetën
para një qielli në dy botë, që do të duken njësoj,
legjendat do të përshëndesin njëra-tjetrën.
Ditën kur forca e kuqe të pastrohet,
dymbëdhjetë forcat do të ribashkohen në një rrënjë të përsosur,
do të hapet një botë e re
Nënat do të ringjallen tek ne.
Comments