top of page

Nënat


Nënat

Nga Fatmir Terziu


Mëngjeseve, drekave, darkave, mesnatave…

…janë gjithnjë. Janë ngado!

Nuk kanë kohë që të mos i ndjejmë - e dini vetë

kur koha ngec, janë vetëm ato,

që e shtyjnë kohën të ecë me të vërtetë!


Legjendave, miteve, përrallave, këngëve…

…zbukurohen përherë. Me shekuj ngado!

Kur librat mungojnë me poezinë e tyre,

fletët zverdhen mos harro!

Zjarre malli e dhimbjeje digjen syve!


Duart, sytë, buzët, trupi i pangopur me gjumë,

Na kujtojnë kohën… Kohën me ninullat e tyre.

Prandaj që kur lindim qajmë, se i duam shumë!

Kujtojmë hallet, dhimbjet që ua lexojmë syve,

pikturojmë rrugën që rrëshqet si lumë.


E në këtë rrugë sfidohen të gjithë bëmat

e kam thënë ndoshta me dhjetëra herë,

por, vargu më thotë nuk ka keq nga të thënat,

se, Zoti nuk mund të ishte kudo dhe përherë

Prandaj i bëri për ne të shtrenjtat, Nënat!

28 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page