top of page

NËNA IME “Kekea”


NËNA IME “Kekea”

Nga Luan Çipi

Dhe pse i moshuar, mbërritur në fund jete,

Shpesh te nëna ime, mua më shkon mendja,

Po afrohem vrullshëm, afër te nëntëdhjeta,

Ta kem pranë atë, oh sa ma ka ënda!

E kujtoj shpesh herë, me lotët në sy,

Mbushur pikëllim, shqetësim e mërzi,

Me shumë adhurim, po shumë dhimbshuri,

O moj nënë e shtrënjtë, më i miri njeri!

Përkujtoj me mall vitet që kanë shkuar,

Mbështetur butësisht bash te gjiri i saj,

E mendoj i prekur dhe i dëshpëruar,

Pa humbur vetëdijen, gati sa të qaj;

Në duartë e saj me zhubra, shtrënguar më mban,

Drejt kopshtit dhe shkollës, vetë më shoqëron,

Më kujdes më ushqen, më lan e më shplan,

Për hallet e jetës, rrugët më tregon:

“Përherë respekto prind e të moshuar,

Nderi e vlerësimi të shkojë te komshia,

Mos e harro kurrë këshillën e çmuar:

Piksynim i parë të jetë bamirësia;

Kurrë mos lakmo për para,

Larg nga prona pa meritë,

Përkrahi shokët pa u pra,

Zemërgjerë të jesh për ditë!

Shfrytëzo çastin e zbavitu,

Merru me art dhe me sport;

Mos e lerë rastin, se iku,

Vitet rrendin e zhbëhen kot!

Qeshu, hidhu, loz, argëtohu,

Dëfrehu, sa s’është vonë,

Bota rrend e rrotullohet,

Asgjë në vend nuk qëndron!

Çdokush do mbart metrokubin,

Dheun e zi, që shumë rëndon,

Gjithkush ta medojë fundin,

Ndaj gëzohu për sa rron!”

*

U largove, nënokja ime,

Tridhjetepesë vjet më parë,

Porosi: Det me kujtime,

Për pasardhësit, një thesar!

Vlorë, më 27 Korrik 2022



 
 
 

1 Comment


fahri dahri
fahri dahri
Jul 27, 2022

Të rroni e ta kujtoni. Kështu është ndërtuar kjo jetë. Lind, jeton e vdes. Rëndësi ka të bësh jetë të ekuilibruar, të duash dhe të të duan. Malli mbulohet me kujtimin, kujtimi na afron të shkuarën. Të gjithë të ikurit tanë qofshin të pa harruar, i nderuar mik.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page