top of page

Nëna dhe jargavanët



Një jargavan, diku, pas një porte, lëkundej nga era e luante si motit n’oborrin tim me ajër Korçe; dhe malli, që mpiksej në syrin e lotit, mëshirë nuk paska, më gërryeka sonte!


E shtyva kanatën pa dert e pa zor; u bëra i vogli i prapë si njëherë kur tufa me vile këputja n’oborr për çupkat që desha, t’i dehja me erë, t’u ngjallja habi dhe vlim dashuror.


Por dorën sa zgjata më erdhi një zë - O bir, po mjaft, e rope të gjorin...! - e gjunjët m’u prenë e s’mundesha më e s’di nëse era e majit ma solli por kryet e ktheva; sa s’thirra për të;


kërkova për sytë e ballin e ndritur. "O nënë, o nënë!" me therje rënkova siç bën një i vogël në mall i zhuritur, në sy pikëllim e dhimbje i mblodha dhe doja të qaja, siç qan një i mitur.


Ndaj ika, e ika nga këmbët më nganë, të gjeja një vend, një qoshe të fshehtë, të qaja me zë me gulshe të valë: O maji i nënës me mallin e blertë ma sill edhe nënën kur sjell jargavanët! 24/04/2022, Tiranë

23 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page