NËN PLAFIN E TRISHTË


Brahim (Ibish) AVDYLI:

NËN PLAFIN E TRISHTË

(Panoramë e dytë e poezive nga dorëshkrimi im më ri)

STACIONI I POEZIVE TË MIA

1.

Ku të kthehem

prej të gjitha vargjeve

e të qetësoj

vetëm për pak

zemrën cfilitur,

atëhere mendoj

i shtruar prej dhembjes

ulur përballë

shpirtit tim.

2.

Jeta ime e ka çdo herë

nga një stacion të poezive,

me lot e pa lotë

rrjedhin dramat

në vargun e gjatë të ndjekjeve...

3.

Nuk e di

a është

apo nuk është

këngë me lotë,

të Bukurës së Artit

në një vegim

papushim i dridhem,

ngashërohem

ndaj të gjitha gjërave,

e nuk e marr

fare me mend

a jam i njëjti

përpara kohërave!...

3.

Në jetë

apo jashtë saj

nuk e ka ndonjë rastësi

a jam,

mjafton të jem

përballë të ndodhurave

e të them

pikërisht

raportin e gjërave!

4.

Sidoçoftë

jeta është dinamike-

rrotullohen përherë

copat e energjive

anash apo drejtë

e poshtë apo lartë,

në drejtimet e pamatura

të lëvizjeve!...

5.

Ka kohë

që po mendohemi

për këto gjëra,

kush e thotë

se nuk e kemi

ndeshjen me njëri-tjetrin,

me qëllim rrënues

apo pa ndonjë qëllim,

ne, jemi

stacion i madh

me sprovat e dhembjes!...

E SHKRETA VJESHTË E VARGJEVE

Në fillim të shtatorit i lash pesëdhjetë e nëntë vitet e rjepura

vjeshta përsëri fshikullon gjethet me gjollin e tyre të tharë

në qiellin e zemrës sime fillojnë rrepëtimat e tyre të lotëve

saherë e kanë mjegulluar shiqimin nëpër bebëzat e vetmuara

ku të dal prej vetes nëpër unin e shtjerrur nga çastet e vrara...

pesëdhjetë e nëntë herë sillet vorbulli i vrapimeve pas një grimce fati

as të zë bulëzimin e këngës me lulet e para të pranverave të djegura

e ku të sillem e pështillem tani nëpër notat e pa fund të elegjive

vetëm, fillikat vetëm më lanë çdo herë kukuvajkat e zeza të këngëve

pak kush nga fëmijët e zemrës sime të plasur pas tyre më vie

shikoj, por kot shikoj dhe plas me dënesat e vargjeve të çmendura

Patrioti, Goca e Pranvera nuk më dalin shpesh ëndërrave të përqafimit

ndonjëherë rrallë i shoh për të shtruar bashkë pehlinin e viteve

shkapërdherdhur janë, të ndarë, të ndrydhur e të shukatur

nga zërat e vjeshtës...

Askund nuk mund të kthej prap kohën në drejtimin e duhur të shpirtësisë

edhe pse i mendoj me lot në faqe mugullimet e tyre pranverore,

as Eldini nuk ka guxim të më jap një mat midis psherëtimave të mia

kush e di se cilat pëshpëritje të erës i ndalin mbi gjethet e thara të fjalëve

janë kthyer në furtunat e tmerrshme të viteve largë prej ndjenjës së gjallë

e ato më përcjellin kudo me trishtimin e errët të dorës magjike të stinës...

O Zot i Madh, a ka fuqi zemra ime e trishtë të sjellë gufime të gjakut

laps e letër i kam marrur me vete para se të pushojnë rrebëtimat e shpirtit

ku u linda apo rashë nga qielli i juaj, nga kozmosi, pa anë e yje, terrinë

ne të dytë, unë dhe kjo stinë, i sillemi botës anë e përtej me gjollet si hije

stina e shkretë e këngëve melankolike fillon përsëri të ndjehet

e shohim tek bie, aty e këtu, me gjethet vërdallë, nëpër rrjeshta të këngëve

mua nuk më përfillin ata që pëshpërisin fjalët e nënshkruara hapësirës

e i thonë si t`i kenë marrur në ndonjë çast papritmas nga kupa e tyre...

Kë të pyes, e shkreta apo e zemërplasura vjeshtë,

a jam unë apo ti autori i përkryer i dhembshurisë së viteve

të pyes ty, e përgjegjen e pëshpëritë, por nuk e dëgjoj-

jam vjeshtë e trishtë e pikëllimeve të vargjeve!...

PJESA E HUMBUR

1.

Cila je ti

pjesa e humbur e tri stinëve

të pyes o vjeshtë

edhe pse mendoj

se je dhembja ime e fundit

para dimrit...

2.

Nuk mund të ndaloj

gjethet që bien

nën fshikullimin e stuhive,