top of page

NËNËS


NËNËS


Te erdha me vonese ne pervjetor.

Ardhur ka shpirti tuaj tek Ne.

Oh Nenat! , qe boten kane ne duar.

Nenat, qe na bejne me Memedhe ,

Per tek Ju udhetoj me dhimbjen tende.


Asnje dite ferri s'kishte feste.

Cdo dite trishtimi ,te bluante nje pjesez zemre,

Sa bukur e ndertove me te gjaten jete.

Me te qara zbrita,re pa lot.


Qelloi dimri i lindjes i sert.

Sa detyra kane nenat ne bote?

Nenebabe Drite, moj e shkrete

Loti Tuaj, shtonte qumeshtin tim.


I dobeti qumesht,me i kursyer.

Mjalt dhe helm nga nje burim.

Ditet,nat"e luftes i kishte rrembyer.

Fillikate nise nje lufte tjeter.


Pese femije,stoike,pa ombrelle.

Sakrificat, deti, qe s'bie ne leter,

Vetem shpirti ka shtigje per ne qiell.

Rriten vuajtjet gjer tek tortura.


Sa plage s'i more me vete.

Me te veshtirat tortura mbi nje grua.

Fitimtar eshte nderi ne cdo shtete.

Te niste dhe te priste nata ne Ujin Ftohte.


Nate lopata,dite trasta me lakra.

Barishtet na i mbanin barkun ngrohte.

Te ftohta vdekjet,peshperisnin ne vatra.

Nena, ne brazdat e fatit te saj.


Endrrat dhe deshirat detyra i varrosi.

Lopata, qe burri ja nisi ne paje,

e zbukuruan,te gjalle e ballcamosi.

Burgjet, urrejtja,rritur dhe vetmia.


Krahet e holle te Drites i thyente lopata.

Fytyres se saj ndriste nderi dhe pafajesia.

I rriteshin supeve dy male te larta.

E vetme shkonte buka ne stomak.


Infeksion i larte uria,kush e ka provuar?

A e kini njohur mungesen e bukes se thate?

Kater qinte gram,tri kafshita pjesetuar,

-------------- --------- --------------------

Ne magje shtepiashpelle cdo te dielle.

Copa dielli carcafet neper tela.

Oret me te lodhura te shtrenjtes i ngelen,

Peshore farmacie ,misernikja , thela thela.


E le shpirtin per Ne,s'e more

ngeli per Ne me e shtrenjta Tapi.

Shpirti dhe zemra u besoi dy duarve,

Sakrifica me e rralle, qe thyhen cdo trimeri.


Me madheshtori shperblem ishte, internimi ne Sherishte.

Byroja e internimeve te nderoi per armike.

Nese ka shenjtor ,ishte Drita mbi cdo Krisht.

Mes endrrave dritheruse, te shpalli, armike Politike.


Malli eshte dashuri e heshtur ne siperfaqe.

Urat me te gjata, te ndriteshme ajrore.

Zvogelohet bota ne Paqe.

Paqja, asnjehere s'e fsheh luften pas dore.

------------------ ------------------------

Vargje shpirti,lule mbi mermer..

Nderi nderon nderin perkushtim,

Me besnikja ,pasqyra,jep ate qe merr.

Per tek Une Ti vjen me mallin tim.


E zverdhi limoni trupin tend.

U zbukurove Drite,nuse s'ju kishim pare.

U bere plumb,sa nje pende e rende.

Halori mbi mermer,Ti ne lapidar.

Dalan Luzaj.

36 views1 comment

1 comentario


«Nenat, qe na bëjnë me Mëmëdhe»

Fjalë që të emocionojnë këto të z. Dalan Luzaj! Vargje që të bëjnë poet edhe po të mos jesh. Diku kam lexuar, se bletët nuk e fshehin fytyrën përpara një ikone. Atë, nuk bëjnë poetët përpara nënës? Urime të përzemërta z. Dalan Luzaj! Vasil Klironomi.

Me gusta

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page