
NËNË MOJ...
Nga Sherif Bllaca
Nënë moj
Lotin s’mund ta shoh
Se në zemër më përcëllon
Tani as këpucët e mia
Mos i lypë të dera
Se edhe pa mua
Ndoshta vjen pranvera
Edhe më e bukur
Se herësh tjera
Nënë moj
Kush e peshon mallin tim
E,PO...
Herë e bukur
Herë e lirë
Herë e trishtë
Herë e mirë
Herë edhe hekur edhe zingjir
Hrë gënjeshtër
Herë e vërtetë
Edhe kështu
Të quajtkan jetë
SA SHPEJT KALOI…
Në orën time shpejtojnë minutat
Në zemrën time shpeshtohen rrahjet
Netët duken të rënda
Pa mëshirë ikin.
Dita është hidhëruar
Pikon lot
Nuk e di
Pse tash ora rrahë aq shpejtë…
E koha afrohet
Pa pritur
Këmbët sikur të inatosura
Ngadalësojnë hapat
Sytë më mjegullohen nga trishtimi
Ora
Gjithnjë tik e tak...
Qyteti e shtëpia
Sikur nuk më flasin
As nuk i shohë
As s’mund t’i prekë
Mbeten atje
Atje ku ishin e ku i lash…
Nuk di kur do kthehem përsëri
Kafeja e mëngjesit loton
Karrige e zbrazet mbetet kujtim,
Mirë u pafshim
Mirë u takofshim shtëpia ime e dashur
Qyteti im
Po të lë me gjethet e vjeshtës mbuluar...
NË LIBRIN TIM
Këto vargje të shkruara
Lexoni me ëndje e zemër
Dhe ju lutëm mos i lëndoni
Se në faqët e librit
Shkronjat shpesh dridhen
Nga malli e trishtimi
Shfletoni ngadalë ju lutëm
Aty do t’i hasni pikat e lotit
Të perziara me dheun
E atdhut tim
Më këngën për rikthim
Përherë në përqafim
KËSHILLA E BABAIT
Ishte i shtrirë në krevat
Eja këtu afër meje tha
Dhe mirë dëgjo
Jam i sëmur tani
Tetëmbëdhjetë vite në burg shqiponjën e barta në gjoks
Shqiponjën po e lë këtu
Për të dhashë rininë
Dhe, nuk po vdes në tokë të sllavit
Po vdes këtu në atdheun tim
Të këshilloj më tha
Dheun tëndë mos e shitë
As kurrë mos e tradhto
Po të larguan dhunshëm
Betohu të kthehesh prapë
Atdheu të mos qaj për ty
Se dritën e parë këtu e ke parë
Shtatin e rrite këtu
Dhe vdekjen bëre këtu
Ky është djepi yt
Këtu i kishe gjysh e stërgjysh
Këtu le të jetë edhe varri yt kështu të këshillon babai biro...
Comments