top of page

NË ZEMRËN TËNDE JAM DUKE FJETUR


Bajame Hoxha - Çeliku


NË ZEMRËN TËNDE JAM DUKE FJETUR


Ikin vitet, ndjej shumë mall,

loti për ty nuk më ndahet.

Të kërkoj në fushë e mal,

shpirti im pa ty po thahet!


Të mos mbetesh veç kujtim,

të dua në kopsht me lule.

Shpëtimtar për shpirtin tim,

të mos qaj me lot e kuje.


Po të vish, do bëhem dritë,

gaz në zemër mjaltë në shpirt.

S’dua që të rroj me ëndrra,

sepse më lëndon kjo zemra.


Nëpër shtrat unë akull, ngrirë,

e zgjas dorën të të prek.

Por rreth meje një ftohtësirë,

ndihet errësirë e shkretë.


Për çdo çast hedh vështrimin,

nëpër qiej kur nata bie.

Se mos ty do të gjej vërtet,

në kuvend ulur me yje.


Dhe më bëhesh sikur thua:

“Timbri yt tek unë ka mbetur.

Do më gjesh e dashur grua,

në zemrën tënde duke fjetur”.

8 views0 comments

Kommentarer


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page