Në vijim të shqetësimeve të intelektualit Gjokë Dabaj


Prof Dr Eshref Ymeri


I dashur Gjokë, intelektual i njohur nacionalist,

Ju kuptoj shumë mirë dhe jam shumë i prekur për të gjitha ato që shkruani në esenë tuaj me titull Ngjarjet në Cetinjë, të botuar dje në Portalin Fjala e Lirë”. Për fatkeqësinë tonë të rëndë kombëtare, shqiptarët, si pasardhës të Pellazgoilirisë, tradicionalisht kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë varrmihës të vetvetes. Ju e dini shumë mirë, ore intelektual i nderuar, se etnia, kombi, është si puna e familjes: kur anëtarët e familjes e duan dhe e respektojnë njëri-tjetrin, ajo familje është e shëndetshme dhe trashëgimia e saj e nderuar do të vazhdojë me breza gjatë shekujve. Por kur anëtarët e asaj familje