top of page

NË TRAGËN E DASHURISË



Mentor Serjani.


Nuk i ndahem verës së Dionisit

Atje në fshat,në vatër,pranë zjarrit,

Nuk i ndahem Melpomenit*1,Artemisit*2,

Sikur të jem dhe në buzë të varrit.

Dimri i mermertë i pastër,zbardhon,

Zjarri i prushit në shpirt të futet,

E verdha e vjeshtës më tret,më verbon,

Zemra m'i do ,t'i ndjekë,nuk ngutet.


Dua të shëtis Gylistanin e Bostanin

Nën tingujt e famshëm të rubairave,

Të pij verë me Saadiun e Khajamin,

Ne stinën e nxehtë dhe në stinën e shirave

Të ecij mes bilbilave,trëndafilave,

Në tragën e pafund të Dashurisë,

Me tingujt drithërues të kitarave,violinave,

Mes qiellit të pafund të përjetësisë.


Dashuria jote,e pastër,e praruar,

Dashuria e parë.e para sinfoni,

Brenda zemrave tona ke qëndruar,

Krahëhapur vijmë,na ke futur në gji.

Ditëlindja,-gëzim,ditë e paharruar,

Kemi ardhur në jete,në kohë të trazuar.

1.Një nga nëntë muzat:Këngëtarja.

2.Perëndesha e hënës,natës dhe gjuetisë.

31 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page