top of page

Në "telashe" më fut prilli


Në "telashe" më fut prilli

(cikël me poezi)


Nga Përparim HYSI 1. Në "telashe" më fut prilli Iku marsi,erdhi prilli Tek unë kthehet "bandilli" Unë nga sot nuk jam thinjosh Ja, më shihni:si "djalosh"! Jam djalosh që ç'ke me të Ndaj pas po ndjek"Atë" Unë i flas,ajo s'më flet Sado s'flet,jam"dreqi vet" S'ndaloi NJËRA;hop tek "TJETRA" Më thonë:- Është ditë për gënjeshtra! Po vazhdoj dhe vazhdoj Epo njëra do më dojë? Sot mbeçë "thatë",por provoj nesër Se më kot s'jam"stekë e vjetër" Vargjet i sjell për të qeshur Gjithë lexuesit:për t'i përshëndetur.

1 prill 2022 2.Në një tjetër kohë

Gjiret në këmishë si me dridhje fluture Mornica në mish dhe po pres një puthje

Sytë lëshojnë një dritë; një dritë plot shkëndija M'u mbytën gjemitë;me sy ma bën mikja.


Lëshon një buzëqeshje që sikur më ndjellë Pupu sa magjepse! Shkova në esfel! Zë e "loz" me të: në një"gjatësi vale" Tash lemza më zë(lëre ç'punë e madhe!) Tund e shkund unë mendjen (në një"tjetër kohë") Të tillë e kam gjendjen:rënkoj e bëj"oh" Oh,me regëtima,për kohën që iku Mbytem me psherëtima: në prill jam "ashiku"

2 prill 2022


3.Sado ardhur pleqëria Sado ardhur pleqëria ( ndoshta shtyj ca vite tutje) Koka ime plot me thinja, prapë unë mbushur huqe Se më vjen prapë"mideja",si në kohë të djalërisë Ndaj jam nisur për"beteja"(në beteja dashurisht) Huqi,- thonë,- del me shpirtin:është bërë ves a zakon As që pyes për covidin dhe nuk dëgjoj se ç'thonë Pa zë dhe kapërdisem,si maçoku mu në thekër Shoh një zonjë dhe i vardisem dhe harroj që jam i vjetër.


80-bukësh, po i "ri",por dhe mendja firi-fiu Dhe nga mendja axhami( a nuk thash: u kthye i"riu"?) Se ka ardhur,o miq,prilli dhe unë jam"përtërirë"

Tani unë jam bandilli që"kullot " qelepir".

3 prill 2022

4. Për një mike

Fëmijët seç u rritën,gati për martesë Ti e ruan"karizmën" dhe nuk është sajesë Syri i madh,i zi,qepallat me bisht Pleksur që i ri,me ty,dashurisht.


Buzët plot me lëng,të ëmbla qenë mjaltë Koka ma bën"tëng",sado jemi larg I kujtoj tani dhe dua t'I rrufis Sado pleqëri,por prapë i sajdis. Kujtoj gjinjtë e bardhë dhe të fortë si gur Unë,po flokëbardhë,por bie i sëmurë. Vite plot ikën,por ti vjen si dritë Veç malli nuk ikën që më mpik në shpirt.

6 prill 2002


5. Kolegia

Eh,moj kolege,e bukur si drita Kur hyje në zyrë,më e plotë drita. Nga koka tek këmbët të zbriste një nur Dukej e gjithë zyra,veshur me purpur. Një ditë m'u afrove, më puthe në faqe Tani e gjithë zyra,era manushaqe! Më zuri një lëmëz,ghë-ghë në grykë Të më ikte lemza,të putha atë ditë. E kujtoj që goja m'u mbush çokollatë Sa s'më doli"boja" (Ç'ndodhi atë çast?!) Në zyrën e punës,ndodh, kur je vetëm, E humbet"pusullën"(si unë me kolegen).

7 prill 2022

Tiranë,20 prill 2022

13 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page