top of page

Në tërë këtë pikë të përbashkët


A nuk e kemi një pikë të njëjtë në takimin me qiellin, me ditën, hënën, natën, agimet, mëngjeset dhe ditët? Në tërë këtë pikë të përbashkët bëjmë formën më të ndjeshme të pikëtakimit me gjërat që ne e quajmë jetën tonë. E kështu natyrshëm e ndjejmë se jemi në një sinkron, në një formë që na rrethrrotullon nga ardhja në ikje, nga fëmijëria në fëmijëri. Jemi pra, në këtë rreth të jetës, dhe kështu është në tërësinë e saj dhe brenda saj gjithçka ku lëviz fuqia, dhe mrekullia jonë të sodisim më të bukurën e kësaj bote. Ata që sodisin bukurinë e tokës gjejnë rezerva fuqie që do të qëndrojnë për aq kohë sa të zgjasë jeta. Autori


Nga Fatmir Terziu


Qiell


Kjo është më e mira mbulojë,

ndaj e kemi për një kohë të gjatë.

Asnjëherë mos hiqni dorë.


Mesditë


Këto orë janë vërtet ndryshe,

nuk do të kenë asnjëherë fishekzjarre.

Ndaj quhen orë mesdite.


Hëna


E verdhë dhe aq fine tek sytë,

ajo s'ha por hahet me veten.

Shpresoj se nuk ka një krimb!


Nata


Ngjan si një iriq i mbledhur shuk,

sekreti i mbetet tek ëndrrat.

Loja me yjet është më i madhi truk.


Agimet


Miliona vite e mbulojnë natën me të bardhë,

çdokush e imiton ta bëjë këtë sa është i gjallë.

Kjo është një kontratë e mbarë.


Mëngjeset


Ata shikojnë me dritë artin,

janë kaq të thjeshtë dhe të ëmbël.

Ditët i duan se u lexojnë fatin.


Ditët


Këtu është një fakt çudie për rrugët,

është llogari që tretet dhe nuk shkruhet.

Kushedi sa defiçit janë me këpucët.

20 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page