top of page

Në „Real Scampis“ do binjakëzohen tre shkolla shqipe të Diasporës


Real Scampis

F. Terziu


Në pak ditë Elbasani dhe „Real Scampis“ do të shndërrohen në kryeqendër të një lidhjeje mjaft domethënese, ku gjuha shqipe si kryefjalë e radhës do të ulet mes mjaft të ftuarve e miqve nga tre shkolla të arsimit plotësues shqip në Diasporën shqiptare në Botë. Është një projekt që ka nisur në Asti të talisë, është inicuar nga poetja Iliriana Sulkuqi në itinerarin SHBA-Elbasan dhe është realizuar tashmë me pjesëmarrjen e tre shkollave nga Filadelfia e SHBA-së, Patra e Greqisë dhe Asti i Italisë. Kështu shkolla e shoqatës shqiptare „Bijtë e Shqipes“ do të ketë rastin të shtrëngojnë duart me shkollën shqipe të Astit dhe atë të Patras. E thënë në mënyrë figurative, por në realitet do të jetë një binjakëzim real, një shkëndijë zanafillëse e shkëmbimbimit të përvojave dhe mjaft arritjeve të tjera, ku një program i ideuar mirë do të jetë një shpalosje dhe qasje kulturore.

Dashuri artistike

Si gjithnjë në mesin e të ftuarve dhe organizatorëve do të jenë figura të shquara e të mirrënjohura të skenës dhe kulturës shqiptare, medias dhe profesionit të bukur të mësuesisë, ku nuk do të mungojë dhe do të jetë prezente Artistja e Madhe dhe e pazëvendësueshme shqiptare, Margarita Xhepa.

Në një skenar të tillë, që pritet të bëhet mjaft shpejt një projekt vazhdimësie, pikërisht në datën 3 shtator, në Vigjilje të Shenjtërimit të Nënës Terezë, me një tematikë „Happy Birthday“ (Gëzuar Ditëlindjen) do të pagëzohen trinjaket shkolla: “Udha e shkronjave” (qendra kulturore mbarëkombëtare „Margarita Xhepa“, Asti, Itali); “Gjuha jonë” (Bijtë e Shqipes, Filadelfia; Naim Frashëri”, Patra, Greqi.

Poetja dhe iniciatorja e evenimentit, Iliriana Sulkuqi thotë se do të jetë „Trokitje gotash për një “happy birthday” të përbashkët me njeri-tjetrin, për njeri-tjetrin… në qytetin ku morën udhën shkronjat…, ku dashuria u shkrua dhe u këndua…, ku mikpritja ka vetëm fjalën : - mirëse erdhe! Do kujtojmë me dhimbje të ikurit tanë…. Do vazhdojmë, duke falenderuar Zotin që ende jemi së bashku! Do festojmë Datëlindjet e të gjithëve sa ndodhen, për 12 muaj (rradhazi), do të trokasim gotat e urimta, që nuk mundëm t’i trokasim, sy më sy. Ka vetëm një Tortë për të gjithë: “Happy birthday, miq!” Ka vetëm dy fjalë që bëjnë boshtin e këtij takimi: ”Paqe dhe dashuri”.

„Ka dhe shumë fjalë që do t’i plotësoni ju, si shembulli i një shembëlltyre prej të shenjtësh.“ – shprehet Sulkuqi. Dhe më tej sqarohet se:

- pritja do të bëhet në “Real Skampis”, ora 9.00: am.

- vazhdimi, në Byshek dhe te “Ballkoni i Byshekut”, ku do të shijojmë veç të tjerave, gatime tradicionale të Elbasanit dhe Shushicës.

Mes nesh do të ketë:

- përfaqësues nga tre shkollat shqipe në diasporë: Filadelfia (Amerikë), Asti (Itali), Patra (Greqi);

- artistë që i japin vlera të veçanta vazhdimësie jo vetëm qytetit obelisk - Elbasan, por mbarë kombit tonë.

- e përhershmja pranë nesh, e madhja Margarita Xhepa…( si edhe plot surpriza të tjera…).

Vendlindja ime, në këtë ditë të pagëzimtë - edhe dhurata jonë për ty, albumi poetiko grafik “Qyteti im” i autorëve Iliriana Sulkuqi dhe Fatbardh Marku. – përfundon poetja dhe organizatorja Iliriana Sulkuqi.


Qyteti im - Album Poetiko-Grafik

60 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page