top of page

"Në Sirtar"-in e “Rrëfimeve të Muc Xhepës”



Pra dy ditëve mbërriti në postën time libri me tregime i titulluar “Në Sirtar”, (Daily Meditation) të Prozatorit dhe Diplomatit, Mustafa Xhepa alias me emrin letrar Muc Xhepa. Në të vërtetë, e lexova librin brenda natës, madje nuk mundesha ta lëshoja nga dora. Muc Xhepa, ky rrëfimtar i paparashikushëm në ambicjen e tij rrëfyese pasqyron dhe rrëfen jetën, gjithcka që na rrethon dhe personazhet, të cilët frymojnë kaq realë, njerëzorë dhe formësojnë shoqërinë në të cilën ata kanë jetuar e vazhdojnë të jetojnë brenda farsave të mureve e situatave sociale dhe historike. Mënyra e të konceptuari të botës, shoqërisë dhe marrëdhënieve ndër njerëzore, por që ata shprehen të sigurtë dhe të komunikueshëm mes vetes dhe lexuesit, përmes penës rrëfyese dhe stilin e të shkruarit të autorit. Në ditët në vazhdim, unë do të sjell një esse- analizë më të plotë, rreth librit befasues me tregime, që autorit i pëlqen t’i quajë “Rrëfime Uberi”, të titulluar “Në Sirtar”. Takimi me Mucin ka ndodhur në rininë tonë të hershme disa dekada më parë, ekzaktësisht në shkollën e mesme të Gjuhëve të Huaja. Ne i Përkasim atij Brezi të Artë me Djem e Vajza të Arta ndër ato Vite të Arta, me Mësonjës dhe Mësonjëse të mëncur dhe me kockë të fortë qytetare dhe intelektuale, sikundër Kozara Kati, Niko Xhacka, Kreshnik Tartari, Eva Kavaja, Petrit Maci, Maksi Tozaj, Zana Samsuri, Liri Dhrima, etj etj, të cilët me personalitetin dhe vlerat e tyre të cmuara ishin dhe vazhdojnë të jenë Simbol i Mëncurisë dhe Humanes. Ky Brezi i Artë i Mësonjësve, jo vetëm u bënë pjesë e rëndësishme e jetës e botës sonë, por ata u bënë edhe pavdeksia e personalitetit e karakterit human tek Ne, nxënësit e tyre! Lexoni “Rrëfimet e Muc Xhepës”, dhe do të mësoni se sa e bukur është jeta, mbi të gjitha ajo është Dhimbje e Dashuri e Gabimeve të Bukura, sepse është Dashuria njerëzore që triumfon mbi gjithcka! Raimonda MOISIU Author/Freelancer/SHBA

44 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page