NË SHQIPËRI GLORIFIKOHET REGJIMI I ENVER HOXHËS


NDËRKOHË QË NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS KUJTOHEN VIKTIMAT E KOMUNIZMIT – NË SHQIPËRI GLORIFIKOHET REGJIMI I ENVER HOXHËS

Nga Frank Shkreli

Madje edhe gjatë një fushate elektorale për Kuvendin e ri të Republikës së Shqipërisë – një vendi anëtar të NATO-s, një aleancë ushtarake kjo më e fuqishmja që ka njohur ndonjëherë bota dhe e cila 70-vjet më parë u themelua pikërisht me qëllimin për të luftuar diktaturat e regjimeve komuniste të lindjes, si ai i Shqipërisë enveriste.


Duhet të flasim me emëra. Këtë fushatë, të ditëve të fundit, për glorifikimin e komunizmit e hapi Kryeministri aktual, Edi Rama në Parlamentin Shqiptar para disa javësh, me deklaratën e tij famëkeqe dhe të turpshme se, “komunizmi ishte në anën e duhur të historisë”. Pasuar nga të tjerë, përfshir kohët e fundit, veteranën e kësaj partie Luljeta Bozo -- të parën e listës socialiste në Tiranë dhe Ministrin socialist, Damian Gjiknurin në Vlorë, i cili ditët e fundit, po ashtu si Bozo deklaroi se “komunizmi kishte bërë më shumë të mira sesa të këqia”. Nuk më çudit aspak fakti se brenda Partisë Socialiste nuk ka më njerëz që tu thonë këtyre nostalgjikëve të komunizmit, “ore mjaft me deklarata të tilla të pa përgjegjëshme se jemi anëtar të NATO-s dhe kemi pretendime t’i bashkoh