Në SHKU(I)P
- Prof Dr Fatmir Terziu
- May 2, 2021
- 1 min read

Poezi.. Në Shku(i)p, në stacionin shqiptar, në Çair shtruar në mahrama, buka, malli e ikja nga lemeria, ku merrej Vissa për Turqi e pritja ishte tmerr e ferr i Dantes, shoh shqiptarë me trastë në krah e mall Toplice në rrudhat e ballit.
Ulur buzë Vardarit kujtonim Toplicën, Qyqallën, Rashicën, Tërmkollin imazh i shekullit 19… emblemë poetike, në vargëzimin tonë, në gjeografinë e djepit, aty ku strukeshin netëve të gjata plot ankth e frikë e vdekja trokiste ne bebzat e nënave e fëmijëve e lindjet e parakohshme në acar....
Ne sot rrijmë vertikalisht në krenarinë letrare, me emër orienti e gjak pellazgu... në kujtimet e Sanxhakut të Nishit shkimen shpresat e kthimit!

Ne foto familja Termkolli nga Bardhi i Madh per Vissa per Turqi









Comments