
NË RRUGËN E KTHIMIT MË RËNDON NJË HEJBE
Ku më çon kjo rrugë e mjegullt?
Pellgashe e baltë. Çapitem kuturu. Shfryj quret e flak gëlbazën e zverdhur, ...Kukuvajkat vajtojnë diku. Ku më çon kjo rrugë e panjohur? Askush qesh. Gjithësia mekur. Hej, dëgjoj, dielli ka ngrohur, ...Tël parët e tu, opingëveshur. Ç'janë këto gjurmë, të verbëra të ngrira? Mbrapa s’u kthye ndonjë stërgjysh. Pllakosën dimrat e sollën mënxyra, ...Zemrat e tyre ndarë në dysh. Çaj mjegullën e verbër. Dal atje, Ku gjysëm'zemrat gjallë kishin mbetur. Në rrugën e kthimit më rëndon një hejbe, T’ua çoj nusezezave se mbetën pa tretur...