Sokol Demaku
Vargu është synonin i jetës dhe shpirtit të poetit
Këto ditë doli nga shtypi botimi i dytë i librit me poezi ”Në ritmin e muzikës” i poetës së re Anxhela Sh. Ziso në botim të Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni” nga Borås i Suedisë e shtypur në shtypshkronjën Lena Graphic në Prishtinë.
Në këtë përmbledhje peotike të poetës së re në mërgim gershetohen vargjet nga më të ndryshmet dhe përmbledhjes i japin nyansat e një buqete poetike sikur ajo buqeta e luleve të pranverës me aromën tërheqëse.
Poezitë si duket janë zgjedhur me shumë kudjes dhe kërsheri nga autorja dhe ato i kanë dhenë këtë aromë poetike librit me atë gershetim të temave të prezentuara përmes vargjeve duke fillua nga ato sociale, të dashurisë, atëdhedashurisë pra poezi lirike të cilat i japin përmbledhjes ndjenjen që lexuesi ta ketë dhe ndjej gjatë leximit të vargjeve të Anxhela Zisos.
Buqeta poetike ”Në ritmin e muzikës” fillon me një poezi sociale temë e cila sot është më se aktuale në jetën e përditshme me titullin poetik dhe shumë të qelluar ”Faji…jetim” ku autorja thotë:
Dua të klithë,
Të ulërij me zërin në qiell!
Për Padrejtësitë,
Na bëhen cdo ditë:
Fjala na shklete,
Të drejtat që na ”japin”
Tallen e përqeshen.
Pra një pesimizën i cili ka kaplua sho¨qerinë njerëzove në rruzullin tokësor pa marrë parasysh se ku ti gjendesh apo jeton. Pra kjo e ligë ka kaplua njeriun dhe është misherua pothuaj se me te.
Por është shumë inetersant se pesimizmi i autorës disi si zbehet mu në faqen vujuese duke shprehë një ndjenjë shprese për jetën dhe lumturinë e cila i buzëqesh njeriut, e e cila është një armë e fortë në shpirtin e nejriut për të mposhtur tër keqën dhe pakënaqësit të cilat si tham më heret sot janë aktuale dhe kanë zenë vend krysore në jetën e njeriut. Dhe autorja këtë e shprej përmes vargut të saj tek poezia ”Lumturia ime” kur shprehet:
Të lutëm, buzqesh!
Ajo ështër arma jote.
Ajo është lumturi për mua.
Të gjitha pakënaqësitë,
Që jeta e njerëzit të falin,
Ti mund ti mposhtësh.
Dhe vazhdon me poezinë e radhës ku përmes vargut kërkon që njeriu të jetë vetevetja dhe të hap zemren të zgjoi ëndërrat dhe të jetë aktiv në jetë e jo i mbyllur në vetmi sepse jeta kerkon që edhe ti të jesh pjesë e saj dhe ta jetosh ate kur Anxhela tek peozia ”Hape zemrën” thotë:
Hape zemrën,
Zgjoi ëndërrat.
Përqafoje jetën.
Boll u mbylle si pistil,
Në vetmin e hidhur!
Do të vazhdon me poezin e dashurisë nga e cila u pagezua edhe përmbledhja poetike ”Nën rimtin e muzikës” poezi e cila jep shpresë për jetën dhe egzistencën dhe kalvarin e jetës që është një pasion.
Poetja e ndjen dhe përshkruan për bukuri ritmin e muzikës së jetës dhe atë afërsinë e njeriut me njeriun, atë njerëzoren e cila e zbukuron jetën, e bënë tërheqëse për njeriun, kur poetja thotë:
Nën ritmin e muzikës
Vallëzojmë ne të dy.
…
Nën ritmin e ekzistencës,
Në vorbull jete…
…
Kur shkunden dëshirat
Tëhequr epshi
Në pejsazh pasioni.
…kalvar i jetës.
Edhe fillozofija e vargut te Anxela Zisos e ka kuptimin e plotë në të shperhur të narracionit të jetës idilike në athdeun nga e kemi prejardhjen edhe pse dikush me vite jeton në mergim. Ajo në mënyrë të drejtpërdrejtë paraqet gjendjen e mergimtarit në dhe të huaj duke mos stilizua apo hjeshua jetën në mërgim por duke paraqitur ate në mënyrë reale dhe ashtu si jjerëzit e jetojnë dhe përjetojnë këtë jetë mergimi. Sepse njeriu krijon rrethin, ambinetin dhe ambijentohet në vend dhe dhe të huaj sikur të jetë vendas dhe kështu ajo e përshkruan këtë në poezinë e saj ”Pse?”
Është e habitshme,
Por akoma më e cuditshme!
Vend i huaj shpejt bëhet shtëpia jote.
Njerëz të huaj
Që në rrugë të përshendesin
E ndihesh sikur je,
Në rrugën e fëmijërisë…
Pra është kjo ajo palgë që lengon me shekuj tek ne dhe si duket do vazhdoj edhe më. Autorja nuk shef ndonjë dritë në tunel, por shpreh mllef se si mergimtari në vendlindje ndjehet sikur i huaj e në mergim si në shtëpinë e tij, kjo ate e mundon e benë pesimiste se do ketë një dritë të bardh në këtë drejtim kur ajo thotë në vargun e saj në vazhdim tek poezia ”Pse?”:
Më e cuditshme,
Kur kthehesh në atdhe!
Gjithcka të ndjehet e huaj…
Por autoren e mundon edhe më shumë dhe ndjen vrerë në shpirt edhe me gjera të cilat nuk ishin tonatë dikur por i morëm dhe si duket shkatërruam cdo gjë sepse zilia, perbuzja, intriga dhe shumë gjëra të keqia kanë zenë rrënjë dhe shakterruan jetën e në vargun e saj tek poezia ”Pse?” thotë:
Habitem.
Me shumë cuditem.
Si u bëmë të huaj
Për njëri tjetrin
Armiq për nejri tjetrin
Ku respekti ka ikur,
Ia la vendin zilisë e përbuzjes…
Pas gjithë kåetyre katrahurave jo të mira të cilat e mundojnë vargun e autores së re, ajo gjen forcë dhe fuqi në vargun e saj dhe jep këshilla dhe se e ndjen se dicka se është në nje rrugë tåe mbar dhe pozitive e këtë e shpreh autorja Ziso përmes vargjeve të saja tek poezia ”Bashkimi bënë fuqinë” kur thotë me ndjenja të zjarrta:
Kemi të bëjmë me dheun.
Kemi të bëjmë me ujin.
Kemi të bëjmë me zjarrin.
Kemi të bëjmë me ajrin.
Të bahskuar kështu
Me njëri tjetrin,
Asgjë s`mund t`ndalë
As stuhi
As urragan
As termet
E as ndonje vullkan.
Edhe dashuria zë vend të venantë në vargun e Anxhela Zisos dhe ajo shprehet lirshëm me fjalë që dalin nga brendësia e shpirtit të autorës së vargut lirik. Ajio thotë në vargun e saj magjik se cdo here njeiu është në kërkim të panjohurës, në kërkim të dashurisë, në kërkim të ndjenjvae të trazuara në botën magjike të erosit. E kështu shprehet ajo me vargun e saj tek peozia ”Erosi”:
Jemi njerëzorë…
Në kërkim të panjohurës jemi…
Në kërkim të dashurisë…
Si duket vargu vazhdon rrugën tutje duke lexua dhe me siguri do përcjellë te lxuesi atë ndjenjen e dashurisë dhe rrespektit për dhe ndaj njeriut, ndaj të mirës dhe respetit për jetën, e që kjo ka vlerë, sepse pa dashuri nuk ka jetë e tek peozia ”Dashuria” autorja shprehet dhe thotë:
Dashuria lind
Dhe me një shikim…
Ngrohet me perkdhelje,
Ushqehet me puthje,
Rritet me fjalë shpirti…
E bëhet më e fortë,
Nga koha…
Nga unë e ti.
Sepse sipas autores dhe vargut të saj filozofik mund të kuptojmë se dashuria sjellë jetë edhe në shkretirë, sepse ajo i ka rrënjët diku në rrahjet e zemres dhe se kur dy rrahje bashkohen me njëra tjetrën edhe shkretëtira lulëzon, dhe se kështu edhe atje jeta fillon dhe zhvillohet edhe e le më në vend të pleshëm. Kjo është një filozofi e cila zë vend dhe na jep me tregua se duhet respekt per njeti tjetrin, duhet ndjenjë për njeriun, dashuri për vendin.
Pra në poezitë e të res Anxhela Ziso na gershetohen ndjenjat njerëzore dhe ato humane në njëren anë dhe ato të dashurisë dhe respektit ndaj cdo gjëje në faqen e dheut në anën tjetër.
Autores i deshirojmë edhe më shumë vargje të reja, edhe më shumë botime dhe lexuesit i propozojmë të ndjej dhe perejtoj vargun lirik të së res poete Anxhela Ziso.
Comentarios