top of page

NË PREHRIN E HËNËS



Më ka marrë malli për Nënën, Ka kohë pa i shkruar një letër Nga dritarja çmallem me hënën, Nëna është në galaktikën tjetër.


E ka zgjatur rrugën e mallit, Nëna, Që unë të rri më shumë në këtë botë, Por edhe sikur me njëqind zemra, Do vij, nënoke, këtu bën shumë ftohtë.


Dritën nga dielli hëna e ka dhuratë, Dhe Nëna pa diell s'do ishte e vërtetë Ndryshe ky planet do të quhej Natë, Ose edhe më kobshëm, " i Pajetë"...


Sa shumë më djeg malli për Nënën, Tani dhe në ëndërr rrallë e takoj Sa herë troket porta e zemrës Zbathur, drejt derës fluturoj.


Por janë takat e verdha të hënës, Është gazi i qielltë i saj Vjen të më shuaj mallin e nënës, Në prehrin e hënës ulem e qaj!

14 views0 comments

コメント


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page