NË PREHËRIN E TIJ
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jan 21, 2022
- 1 min read

FJALA E NËNËS
E dua aq shumë fjalën e nënës,
edhe atëherë
kur rri te lulet e parkut,
çdoherë më rri në shpirt
e më bëhet sërish
ta thirri fjalën NËNË.
atë fjalë diellore
që zhdavaritet parkut,
dhe unë te këto lule
ta kujtoj të shenjtën nënë.
ta kujtoj buzëqeshjen
në prag të shtëpisë
në oborr lulesh,
shumë kohë mendoj
kur unë e dua
atë fjalë të rrallë.
para kujtimeve
po më humbin fytyrat e ditëve
kur të thirra nënë!
Kjo kujtesë
ka nis të m'i zbardhë flokët
prej fjalës në fjalë
prej vajit ne vaj.
prej shpirtit në shpirt të dehur
desha ta thërras fjalën nënë,
në dashurinë time të humbur
kur puhia e parkut
luan degët e lisave
e unë mbytem në kujtime,
E imja NËNË!
NË PREHËRIN E TIJ
Në prehërin e tij vëj kokën
atëherë kur mjegullat bien,
në krahëror e mbaj ëndërrën
e puth me buzët e mia.
kur natën yjet qiellin mbulojnë
më sjellin ngadalë vezullimê
më futen brenda në shtrat
magjishëm më mbajnë në gji.
më mbështjellin si hyjnoret
brenda syrit tënd të ngrohtë,
hapa sytë si çdo natë
më perqafoi agimi.









Comments