top of page

Në përcjelljen e pakthyeshme


Shefqet Meko

-Në ikjen pa Lamtumirë të vëllait tim Çelnik Feim Meko, midis të vdekurve të shekullit Italisë -

Po të pëcjell sot Çelo, e Jotja Familje,

Mes lotësh lumë, të mbytur n’dhimbje

Është Dita e fundit e Marsit pranveror 

Shënon ikjen e madhe, o Vëlla Theror 

Kurrë nuk e dinim se do vinte kjo ditë 

Mes dhimbjeve të Tua ne prisnim dritë 

Por erdhi momenti Ju dorëzove vdekjes 

Kur pe se “Koronavirusi” ja kaloi kolerës

Ike  si për të thënë “Po ik Unë i pari”

Po ik për të gjithë nga Virus Vrastari,

Me shpresën se po ikje për t’sjell paqe 

Pa parë Torinon në klithma e humbje 

Ike i vetëm Vëlla, në një shtrat spitali 

Pa shtrëngim dore, pa një puthje malli

Pa ledhatim nga fëmijët e Tu  të bekuar 

Pa ndier cicërimat e “mjaltit” trashëguar

Ike Vëlla , Ike, u shojte si meteor në qiell 

Ike për mos ta parë kurrë Ditën me Diell

Ike kur njerëzimi  po përpëlitet  nga tmerri 

E Bota sikur lutet: të të rrojë Lona dhe Eri 

Më dhembka pa masë  ikja jote Vëlla 

Edhe pse sapo  lindim na pret vdekja 

Por ikja jote thér si shigjetë e helmatisur 

Nga larg të përcjellim me shpirt çoroditur 

Ky fundmars shënon Ikjen Tënde Vëlla 

Nuk do shihemi më, s’ka përqafime, s’ka

Por Ti do mbetesh si dritë e Frymezim 

Ke qënë e do mbetesh i Vetmi Vellai im!

Lamtumirë nga larg, Lamtumirë nga xhami 

Aty ku cifloset ndjenja e shkërmoqet xhani 

Lamtumirë e fundit në Globin që dridhet 

Mes dallgësh Atllantiku malli im cfilitet 

Lamtumirë Çelua Ynë!

SHEFQET FEIM MEKO

Minnespolis, SHBA 

Shkruar në ditvarrimin e vëllait tim 31 Mars 2020.

154 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page