Barometri diplomatik
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Në Ohër, epilogu i “Serbisë së Madhe” !
*** Në takimin e Ohrit, Vuçiqi dhe Kurti kanë shansin historik, që përgjithmonë ta kyçin ngrehinën famëkeqe “Velika Srbija” në Gadishullin Ilirik. Vërtet, ky do të ishte shpëtimi për të gjithë popujt e këtij Gadishulli Ilirik.
Pa asnjë dyshim se, kjo do të ishte një nga meritat më të mëdha historike, politike dhe diplomatike të Aleksandër Vuçiqit dhe të Albin Kurtit, të mbështetur nga përfaqësuesit (ndërmjetësit) e BE-së, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak.
Edhe pse presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq po përsërit tiradat politiko-propagandistike, se gjoja kurrë nuk do ta nënshkruajë pavarësinë e Kosovës; se “Serbia nuk do të pajtohet që Kosova të hyjë në OKB, dhe, në asnjë formë nuk do ta njohë atë, as de fakto e as de jure. Këtë ua kam thënë në sy zyrtarëve perëndimorë evropianë dhe amerikanë. Nuk e kam ndërmend ta nënshkruajë kapitullimin e Serbisë, sado të ketë qenë i keq Plani evropian për Kosovën.”
Me gjithë këto “pallavra” lobuese për marketinngun e brendshëm politik në Serbi, ky utopizëm dhe antirealizëm antishqiptar dhe antievropian perëndimor, do të marrin fund në Ohrid, më 18 mars 2023, kur presidenti Aleksandër Vuçiq, do të nënshkruajë Marrëveshjen Frëngo-Gjermane për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.
Me projektin garashnain dhe millosheviqian serbomadh nuk duhet të ketë BE për “Velika Srbija” !
Në takimin e Brukselit, më 27 shkurt 2023, në parim, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq u dakordua për mbështetjen e Planit Frëngo-Gjerman për Normalizimin e Marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës, por nuk pranoi ta nënshkruante, edhe pse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti shprehu gatishmërinë për nënshkrimin e këtij dokumenti zrytar të BE-së.
Pavarësisht se presidenti serb Alekasandër Vuçqiq pasksha vendosur për të themeluar një “lëvizje politike gjithështetëore për mbrojtjen e Serbisë”, politika, propaganda dhe diplomacia kërcënuese e tij ndaj Kosovës dhe ndaj përfarqësuesve zyrtarë të lartë të BE-së (Josep Borell dhe Miroslav Lajçak) dhe të përfaqësuesve amerikanë (Gabriel Escobar), Brukseli dhe Uashingtoni, duhet të ushtrojnë trysni që presidentin serb Aleksandër Vuçiq ta detyrojnë, ta nënshkruajë atë Marrëveshje, ashtu sikurse kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti.
Fundja, Si Albin Kurti, ashtu edhe Aleksandër Vuçiqi janë vënë në dijeni se Marrëveshja Frëngo-Gjermane për Kosovën ka statusin politik “Merre ose lëre”.
Pas takimit të fundit në Bruksel, më 27 shkurt 2023, presidenti serb Aleksandër Vuçiq duket se “ndryshoi mendejn politike”, duke harruar se ndërmjetësve të BE-së, Borell dhe Lajçak u kishte thënë se “Serbia nuk do të pengonte Kosovën që të anëtarësohej në OKB dhe në organiztat e tjera ndërkombëtare”. Ndërkaq, tani në prag të mbajtjes së takimit të Ohrit, më 18 mars 2023, në mitingjet me serbët nëpër Serbi ka deklaruar se “Serbia nuk do ta njehë Kosovën, dhe se ajo nuk do të kapitullojë dhe, nuk do të dorëzohet para zyrtarëve evropianoperëndimorë dhe para Amerikës…”
Nga dhe pse tani “brenda natës” ky zemërim dhe kërcënim i Vuçiqit ndaj vetë Vuçiqit, i cili i “hangri” fjalët dhe premtimet nga takimi i fundit në Bruksel, më 27 shkurt 2023, se “Serbia nuk do ta pengojë Kosovë, që të aderojë në organiztat ndërkombëtare, së këndejmi as në Kombet e Bashkuara”.
Një “evoluim” apo më mirë të themi një pendim a vetëpërgënjeshtrim, presidenti Vuçiq nuk e bëri për shkak të frikës nga oponentët e tij politikë apo jopolitikë, por thejsht nga fakti se e kuptoi esencën e Marrëveshjes Frëngo Gjermane për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovë”, e cila de fakto dhe praktikisht njeh dy shtete të barabarta. Kjo është “dhembja momentale” e reagimeve të pakontrolluara politiko-propagandistike të A.Vuçiqit, gjoja si pretekst dhe kushtëzim Kosovës, BE-së dhe Amerikës, së pari, të formojnë “SZO-në”. Mirëpo, kjo nuk do bëhet, nëse bie ndesh me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe me konventat ndërkombëtare sipas të cilave pakicat kombëtare nuk kanë të drejtën e formimit të ndonjë “mishteti” brenda ndonjë shteti të huaj të pavrur dhe sovran, siç është Kosova në rastin konkret për minoritetin serb, i cili sipas Kushtetutës së Kosovës i gëzon të gjitha liritë dhe të drejtat e tij, në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe me të drejtën ndërkombëtare.
Sa më sipër, tik-taku i orës së fundme të politikës së brendshme dhe të jashtme të Serbisë po bie, që në takimin e Ohrit, më 18 mars 2023, Serbia të distancohet nga bashkëpunimi me Rusinë e Vladimir Putinit, për shkak të agresionit në Ukrainë, më 24 shkurt 2022. Ndryshe, BE-ja dhe Evropa Perëndimore për Serbinë, do të jetë vetëm një ëndërr e shkretë dhe një “breg i fildishtë” i paprekur në brigjet e Mesdheut të butë të civilizuar.
Comentarios