Në një nga këto ditë të fushatës zgjedhore


Nuk është çudi që në Kuvendin e pas 25 prillit të kemi një deputet me fes (kapele) osman me xhufkë, Olsi Jazexhiun, si Haxhi Qamili i ri

Nga Kastriot Myftaraj

Në një nga këto ditë të fushatës zgjedhore, kur isha duke kaluar në Rrugën e Kavajës pranë xhamisë, disa muslimanë praktikues e ngritën zërin që të dëgjoja edhe unë fjalët e tyre, të cilat përmbledhtas ishin këto:

“Vëllai jonë Olsi Jazexhiu do të bëhet deputet me votat hallall të vëllezërve muslimanë. Do të cmenden islamofobët kur ta shohin sesi do të ringjallet Haxhi Qamili në parlament. Meqë kryeministri vesh brekushe për të gënjyer babën Erdogan, Olsi ka të drejtë të hyjë në parlament me fesin osman të Sulltan Abdyl Hamitit. Ne jemi pasardhësit e ushtarëve të Haxhi Qamilit që do të mbledhim vota për Olsin.”

Kjo nuk është shaka. Olsi Jazexhiu, Islamiku radikal i deklaruar publikisht si osman dhe shariatist, i cili e quan fatkeqësi shkëputjen e Shqipërisë nga Perandoria Osmane dhe kërkon një perandori neo-otomane në Ballkan, dhe i cili kërkon që ligjin kura