top of page

Në Mokër e gjen gjithmonë një derë të hapur


Në Mokër e gjen gjithmonë një derë të hapur, një zemër mikpritëse…

Nga Gëzim LOKA

Në Mokër, ende rri ndezur zjarri mallit për shokun e mikun, për të afërmin e dashamirin, duke mbajtur të ndezur kështu zjarrin e traditës më të mirë shqiptare, bujarinë dhe mikpritjen.

Fisnikëria e bujaria thuajse e kanë humbur rrugën në këtë kohë trazimesh dhe dilemash të mëdha, por jo  në Mokër.

Në Mokër do ta gjeshë gjithmonë një derë të hapur, një sofër të shtruar dhe një zemër ngazëllyese, mikpritëse…

Këtë e provova edhe një herë këto ditë tetori, siç e kam provuar vite e dekada të tëra mes këtyre njerëzve të dashur e fisnikë, të punës e të fjalës, të bukës e të nderit.

I ftuar nga një grup mokrarësh, me të cilët kam ndarë bashkë orët dhe ditët në një kohë të vështirë, por të bukur, kur punoja si oficer në këtë krahinë, udhëtoj drejt këtij visi me diell, që më prêt krahëhapur.

Mikpritësit ishin vëllezërit Sami e Jonuz Shuli, Belul Lufo, Etem Rapçe dhe Kurt Elezi.

Me 24 tetor, mora librat në shtyshkronjën “Enja”, tek botuesi dhe miku im i mrekullueshëm Ilir Shordja, vajta në studion e mikut tim Allaman Sula për të marrë një kamer dhe të nesërmen, më thirrën Ali Kalia dhe Kadri Haldeda, në Tiranë të Re, tek Komuna e Parisit ku qe hapur një ekspozitë për Lurën dhe më thanë tani bëhu gati për rrugë, të presin miqtë mokrarë e pograddecarë. Të nesërmen, me 25 tetor, gjendesha në rrugë, duke udhëtuar drejt Pogradecit dhe Mokrës.

Po atë ditë në mëngjes mbërrita në Pogradec, qytetin e magjive poetike të Lasgushit, që më priti me diell dhe rrëzëllime liqenore. Takimin e parë e bëra në bibliotekën e qytetit Pogradec “Mitrush Kuteli”, një tjetër kolos i këtij qyteti,ku dorëzova disa kopje të librave të mi: “Lura, perla e Evropës”, “Ujëvarë shpirti”-poezi, “Pafajësia e pranverës”-tregime, “Viti zero”-ese, “Një kandidat për Hero”-fejtone e pamflete.

Pas kësaj, shkova për ngushëllim në shtëpinë e një mikut tim të vjetër, me të cilin kemi ndarë bashkë kohën dhe ëndrrat prej 40 vjetësh. Miku quhet Jonuz Shuli dhe ka pak kohë që i ka vdekur e shoqja. Miku im e kishte ndjerë shumë humbejn e njeriut më të shtrenjtë të jetës, por mbahej i fortë. Në atë pikëllim e zi, vëmendja e tij ishte të sajdiste mikun e vjetër, me të cilin e lidhnin shumë kujtime…

Grupi tjetër i miqve më priste jashtë, për të më sajdisur siç e ka në traditë mokrari, për të cilin miku është i shenjtë dhe duhet respektuar me të gjitha nderet dhe ritet e mikpritjes. Më prinë drejt njërit nga lokalet e shumta, ku vajtëm për të biseduar gjërë e gjatë e për t’u çmallur me njëri-tjetrin. Lokali ishte i mikut tonë të përbaskët Demir Elezi, ku në lokal gjendej djali i tij, që na sajdisi dhe na i bëri të gjitha nderet. Ishim miq e shokë të vjetër, të lidhur me njëri tjetrin në vite të gjatë sprovash e vështirësisë, me të cilat farkëtohet një miqësi e bazuar tek qëndresa dhe fisnikëria. Ishim mbledhr së toku e nuk dinim çfarë unë të kujtonim më parë, unë, Miti Marolli, Fatos Xhelo, Ajaz Bega, Avni Myrte, Kodhel Lusha, Petraq Gjoka, Ramadan Kalia,  dhe shumë të tjerë, me të cilët folëm gjërë e gjatë, pimë dhe kënduam, u çmallëm e kujtuam vitet e kaluara bashkë, në një shoqëri të bukur e të sinqertë…

Pas këtij takimi mbresëlënës, shkova në Prrenjas, ku takova Mislim Karriqin, djalin Besin, si dhe shokët e miqtë e nderuar Jonuz Allkja, Iqmet Karriqi,,,

Në darkë vajta tek Servet Toçka, vjehrri im, me të cilin kisha kohë pa u takuar dhe më priti me gëzim e dashuri. Në një atmosferë të ngrohtë familjare pimë e kënduam, gjer vonë, kur sytë na i piku gjumi, pas një dite të lodhshme, por mbresëlënse.

Të nesërmen, me 26 tetor, Jonuz Shuli më ndihmoi për të ikur në Mokër me furgonin e linjës.

Në Velçan më priste Etem Rapçe, me të cilin më lidhin shumë kujtime e ndodhi dhe i kemi mbajtur së bashku lidhjet të pashkëputura kurrë, edhe pse largësia do apo nuk do bën punën e saj. Nga Velçani, me Etem Rapçen me grupin e tij, u niisëm për në Bishnicë.

Në shtëpinë e tij na pret Kurt Elezi dhe e shoqja, Sanija, që ka për vëlla të ndjerin Bajram Dervishi dhe vëlla tjetër, dëshmorin e Atdheut Shyqyri Dervishi, mbetur përjetë në roje të lirisë shqiptare, në provokacionin grek të gushtit 1949.

Me sajdi e respekt të thellë na nderuan e mikpritën me shërbimin e tyre të mrekullueshëmn nipi Gert Elezi dhe mbesa Megi Pançi, të cilët megjithë moshën e re, i kanë ruajtur me fantizëm e besnikëri traditat e të parëve, respektin ndaj mikut, bujarinë dhe fisnikërinë mokrare. Megi recitoi disa poezi për Mokrën nga libri im me poezi. Me ne, gjatë gjithë kohës, i muhabetit të ëmbël dhe gjithë sharm filozofik popullor, ishte i mrekullueshmi Etem Rapçe, ish drejtues i lartë i pushtetit në kohën e kaluar, në monizëm, sekretar i Byrosë së partisë për Velçanin, një burrë me autoritet dhe konsideratë të lartë në gjithë trevën e Mokrës.

Në darkë vajtëm përsëri, falë këmbënguljes së  tij, tek shtëpia e Kurt Elezit, i cili më dërgoi djalin Shpëtim Elezin dhe më mori me respect e dashur. Pimë e kënduam gjithë natën, siç dinë të pinë e të këndojnë mokrarët, që iu qesh syri e zemra për mikun.

Rrugës sonë persona të shumtë na përshëndetën dhe na ftonin për të bujtur te ta. Një ndër ta ishte edhe Rexhep Korça i cili na gostisi me raki të sapo bërë. Ai mu drejtua “është raki e mire komandandt kjo tonia, ball kazani”.

Pas kësaj, dolëm dhe vajtëm në lokalin e Ramiz Feros, të prisnim ata që do të vinin në atë takim përmallimi, mes shokësh e miqsh, lidhja e të cilëve në kohë ka qenë e pathyeshme dhe iu ka rezistuar të gjitha kohëve, sado të vështira që janë shfaqur…Këtu krisi kënga e buçiti muzika, u hodh vallja e u pi rakia me kupë e me dolli, u sitën kujtime e mbresa të pashlyeshme…U ndez zjarri në oxhak, siç  u ndezën zemrat e miqve dhe mikpritësve, meraku i vetëm i të cilëve ishte që të kënaqeshin të ardhurit, të sajdiseshin e të ndiheshin mirë miqtë. Megjithëse kishte dasëm Haxhi Shuli, vëllai i Murat Shulit dhe kushëri i Sami Shulit, prap oda u mbush plot me të ftuar dhe qejfi e muhabeti, dollia e lezeti u ngjitën në kuota të epërme…

Në takimet e përmallshme dhe plot mbresa e kujtime ishin të pranishëm dhe miq e shokë të tjerë si Avni Shahini, Isuf Dervishi, Rexhep Gani Dushku, Besnik Hyko,Iusf Biba, Enver Hyko, Gudion Hyko dhe Shpëtim Lufo.

Në Prrenjas, në mëngjesin e 26 tetorit më prisnin miq të tjerë, si: Shaban Molla, Jonuz Allkja, Xhelal Çela, Rrahman Kolgjini, Ibrahim Kokonozi e të tjerë.  

Në të gjitha takimet, në fokus ishin librat e mi, përvojat e mia letrare e publicistike që ata i ngazllenin dhe i bënin vlerësues e mbështetës të projketeve të mia krijuese. Në ato takime ishte e pranishme Lura, bukuritë e saj magjepsëse, se duke më vlerësuar mua, ata vlerësonin Lurën, Dibrën, gjithë shqiptarinë.



160 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif