top of page

NË MESNATËN E VONË...


Vullnet Mato NË MESNATËN E VONË... Në mesnatën e vonë të ëndërrimit, ndjeva veten, sikur isha jashtëtokësor... Duke soditur globin, nga disku i fluturimit, kokën time të deformuar, zura me dorë;

Pashë tym e flakë, mbi Tokën nënvete, mendova: Këta homosapiensë të formuar, ose janë çmendur, ose nuk janë në vete, vriten fare kot, qytetet duke shkatërruar?!...

Ne Ufot, të mahnitur nga bukuria e globit, mendonim, se njerëzit me tru të zhvilluar, kanë arritur mençurinë, të kapin kozmosin, po pse bëjnë marrëzi, për t’u vetërrënuar?!

Patën fat të shumohen, në këtë planet blu, në distancën e rrallë, të mrekullisë qiellore, me ujin e ajrin, për të gjithë frymorët këtu, pse po e shpërbëjnë, këtë dhuratën hyjnore?

Ç’duan të arrijnë me armë, ku duan të shkojnë, duke u kacafytur me njëri-tjetrin, deri në vdekje, për të ndarë trojet e kësaj mrekullie, ku jetojnë, në pronën e Diellit, që po i thith me tërheqje?

Si s’kuptojnë se tashmë, pak nga pak pronari, po rrit nxehtësinë, tërmetet, uraganet e motit, duke u dërguar shpesh, paralajmërime zjarri, t’u tregojë, se i pret mallkimi flakërues i Zotit!

Nuk mendojnë, se janë aty të përkohshëm, derisa Ylli diellor, të mbarojë energjinë e vet, t’i përcëllojë të gjithë, në zjarrin e kobshëm, duke shuar mes planetëve dhe të vetmen jetë!...

Pse duan të vrasin njëri-tjetrin, me ato mizori, megjithëse gjatë jetës, i vret Zoti, një nga një?... Kurse dielli dhe varret, do ua bëjë shkrumb e hi, siç erdhën nga asgjëja, të kthehen të tërë në asgjë... #vullnet #mato #fjalaelire

9 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page