top of page

NË MBREMJE ME POEZINE


Ymrije Beqiri

NË MBREMJE ME POEZIN

Ah, ç’mu mërzit vargu sonte Mbi letrën mbështetur në tavolinë S’munda të ndaloj syrin që m’pikonte E gishtat tek pena më ishin mpi

Dua të shkruaj varg të bukur Për vargjet që më ngrene peshë Vargu si argjend i shkrirë me vjen Nga lotët që më binin rrebesh

Iu luta vargut a të bëjë buqetë Me ngjyrat e shpirtit të kam ngjyrosur Jo- më tha dhe zëri iu mekë Leket që kisha për libra I kam sosur.

Nuk mundem- më tha-vargu im Athua ndonjë ditë ajo kohë të vijë Eh, kjo thënjë më solli trishtim Ndaj m’u lag vargu me lotët e mi!

Ngushëllova vetën se kështu ka qene në jetë Poetët e pasur në gishtat e dorës numërohen Historia i vlerëson poetët e vërtet Për fat të keq, pas ikjes vargjet i vlerësohen!


30 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page