Në vitin 2006 krahas katër objekteve të tjera ikonikë të Londrës, Kulla e Colliers Wood, Hoteli Tower nga Tower Bridge, Selia Zvicerane Re - e njohur më mirë si Gherkin dhe Centrepoint, ajo u votua si një nga pesë objektet më të shëmtuara që duhej të shembeshin. Në fakt Kulla e Colliers Wood u votua si ndërtesa më e urryer e Londrës, dhe pas saj në vendin e katërt u vendos kompleksi i Artit në Southbank, ose sikurse njihet ndryshe afër Syrit të Londrës. Mjaft arkitektë, zyrtarë dhe politikanë u rrjeshtuan që ato të shembeshin, pra të rindërtoheshin të gjashtë ndërtesat më të shëmtuara të Londrës. Debati shkoi në publik, pastaj në mesin e specialistëve të arkitekturës. Në Qendrën Southbank ishte dhe Dhoma Purcell, një vend koncertesh dhe shfaqjesh, një nga komplekset kryesore kulturore qendrore të Londrës. Është emërtuar pas kompozitorit anglez të shekullit të 17-të, Henry Purcell dhe ka 370 vende. Kjo ishte dhe një nga pikat që ndryshoi hahet e debateve.
Në një pjesë të fundit, plot dashuri për Qendrën Southbank, por kritik për shembjen dhe ndryshimin strukturor, u vendos grupi që drejtohej nga Antony Gormley, i cili qëndroi i vendosur, argumentoi dhe bindi me argumenta “se duhet të ruajmë besimin me qëllimet origjinale dhe idealet arkitekturore të krijuesve të tij, Ron Herron, etj. Dennis Crompton dhe Warren Chalk.” Ata ishin midis grupit të arkitektëve që më vonë do të formonin Archigram, praktikë që u bë autoriteti britanik mbi brutalizmin. Por ajo që kuptohet pak është se ky kompleks i jashtëzakonshëm betoni nga Thames nuk është gjithçka që ata parashikuan kur ata hartuan zhvillimin e viteve 60 të Qendrës Southbank. Si përfundim Kompleksi sikurse të gjitha godinat e tjera u vendos të mos shembeshin, por të restauroheshin. Dhe kështu u bë. Kompleksi i propozuar nga Kryeministri Britanik, Clement Attlee në vitin 1948, që ishte bërë “Tonik i Kombit” atëhere i vinte qytetit, që ishte pa një sallë të madhe koncertesh pas shkatërrimit të Sallës së Mbretëreshës nga një bombë në vitin 1941 u vendos që të mos shkatërrohet nga Partia Konservative, që kishte pushtetin lokal.
Në një nga këto godina të shëmtuara, që u shpallën për rikonstruksion, punoi dhe Kompania “Big Boss Services” UK Ltd, që drejtohet nga biznesmeni Gazmend Cufaj. anëtarët e kësaj kompanie dhe drejtuesi i saj e panë nga afër atë që po ndodhte tashmë, dhe ndiqnin ende komentet për mosprishjen e godinave me vlera dhe të cilësuar si ikona, edhe pse ishin votuar si të shëmtuara dhe jashtë kohe. Kështu ata ndjekin edhe sot vendimin e Këshilit bashkiak të Tiranës për shëmbjen për Teatrit Kombëtar dhe i janë bashkuar zërave që janë kundër shembjes.
Drejtuesi i kësaj kompanie është njëkohësisht edhe Kryetari i Grupseksionit të PD-së për Barking dhe Dagenham në Londër dhe menjherë ka bërë takimin e radhës me anëtarët e kësaj strukture të PD-së në BM. Anëtarët dhe drejtuesit e këtij Grupseksioni Fatmir Terziu, Rasim Ahmati, Rrahman Gjana, Edmond Sufaj, Elmaz Hoxha, Basri Brahimaj, Shkumbin Krasniqi, Fadil Jupa, Niki Dauti, Gentian Muslika, Islam Brahimaj, Mentor Cufa, Shyqyri Muslika, Alfred Bera, Defrim Dauti, Uke Muslika, Ramazan Seidaj, Mustaf Dauti, Ardit Alia, Bujar Qera, Astrit Pashaj, Fatos Asllani kanë mbështetur zërat e artistëve dhe të gjithë atyre që janë kundër këtij vendimi, duke e cilësuar si të padrejtë. Ata kanë kërkuar që ky vendim të rrëzohet dhe të mos sjellë tensionimin e situatës nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, që janë kundër shembjes. Ata kanë mbështetur edhe organizatën Europa Nostra, e cila më 24 mars 2020 e ka shpallur Teatrin Kombëtar një nga shtatë objektet më të rrezikuara të trashëgimisë europiane, të cilin e ka marrë në mbrojtje për restaurim me mbështetje të Bankës Europiane të Investimeve!
Ata i kanë qëndruar deklarimit të kësaj organizate duke shtuar se edhe “Ne përkrahim trashëgiminë kulturore të Europës. Prandaj kundërshtojmë propozimin e paligjshëm për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar në Tiranë, një nga shtatë objektet e marra në mbrojtje nga Europa Nostra! Teatri është i mbrojtur nga ligji vendas, i mbrojtur fuqimisht nga shoqëria civile dhe nga ekspertët”.
Ky Grupseksion ka vendosur që ti drejtohet dhe disa instancave poltike dhe vendimmarrëse britanike për të marë mbështetje në këtë drejtim. Ndërkohë ata kanë qenë edhe në përkrahje të fjalës të shkurtër në llogarinë zyrtare në “Facebook”, të lëshuar nga ambasada e Britanisë së Madhe që thotë se mbështet thirrjen e komisioneres Mariya Gabriel për dialog. “Mbështesim thirrjen e Komisioneres së BE-së Mariya Gabriel për dialog dhe për të gjitha palët e përfshira që të japin kohën dhe hapësirën që të mund të realizohet në mënyrë kuptimplotë. Dialogu nuk është kurrë i pavlerë, veçanërisht në këto kohë të trazuara”. Mariya Gabriel ka reaguar më herët në “Twitter” për çështjen e Teatrit, duke iu bërë apel institucioneve shqiptare të përfshihen pa vonesë në një dialog konstruktiv me palët e trashëgimisë. “Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore është i domosdoshëm përpara se të merrni një vendim të pakthyeshëm për Teatrin Kombëtar në Tiranë. Ne inkurajojmë fuqimisht të gjitha institucionet përkatëse kombëtare që të përfshihen tani në një dialog konstruktiv me palët e trashëgimisë.”– shkruante komisionerja.
Ndaj anëtarët e Grupseksionit të PD-së që drejtohet nga biznesmeni Gazmend Cufaj kërkojnë të mbështetet dialogu, sikurse duhet në këtë situatë.I bëjnë thirrje Presidentit të Republikës Ilir Meta dhe Kryeministrit Edi Rama, që të ndërhyjnë për të bërë dialogun e duhur mes palëve.
Yorumlar