Në mbështetje të "Lajmërimit" të Z. Hekuran Halili, për datën 24 qershor 2023, në përkujtim të 79 vjetorit të gjenocidit ortodoks grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
Ju përshëndes fillimisht me vargjet e z. Hekuran Halili:
Çamëri
"Çamëri,
Fjalë që dhëmb,
Zemër që rënkon,
Kujdes kur ma shqiptoni,
Mos ma lëndoni…"
Kllogjër 1993
●●●
Rrjedhin si burim i pa shuar vargjet poetike dhe prozat për Çamërinë, duke sjellur ujë të kulluar, të pastër qelibar, ashtu siç janë dhe ndjenjat dhe zemrat e poetëve, prozatorëve, historianëve dhe studiuesave çamë dhe jo vetë ata/këta, por dhe të gjithë ata banorë që i "kryqëzoi" kryqi "megalloidhean".
Mikut të dashur Hekuran dhe gjithë atyre që e duan dhe ndjejnë përgjegjësi etnike për Çamërinë.
Çamëria tashmë është kuptuar që nuk është thjeshtë një çështje individuale mes Greqisë dhe Shqipërisë së shqiptarëve.
Jo. Nuk duhet të thjeshtohet, as të gabohet!.
Çamëria është çështje e përmasave botërore, për vetë problematikat që ka. Tek Çamëria dhe kombi ynë mpleksen ashpër konceptet botërore mes:
- koncepteve të përcaktimit të identiteteve etnike;
- interesat e helenizmit për helenizimin, të paktën të ballkanit, brenda "kopshtit" Europian;
- interesat ekspansioniste, të paktën të Britanisë së Madhe, brenda kopshtit të katër fuqive të mëdha Europiane (Britania e Madhe, Rusia, Franca dhe Gjermania) të dikurshme por që trashëgohen, për të ruajtur influencat e tyre komanduese në ishujt e Mesdheut dhe në detit Egje.
Në marrëveshjen e lidhur mbas L1B mes Anglisë dhe Greqisë, Greqia siguronte mbështetjen dhe përkrahjen e Britanisë së Madhe në çdo rast. Ndërsa Greqia i siguronte Ingliterës influencat e saj mbi ishujt e mësipërmë. Marrëveshje e cila ndikoi edhe në L2B në përkrahje të fitores së Greqisë. Greqia mori zemër dhe arriti të kryente spastrimin etnik ndaj shqiptarëve që ndodheshin në territorin grek, përfshi dhe shqiptarët e Çamërisë, të cilët u masakruan dhe u përballën me gjenocidin grek gjatë L2B.
- Lufta e "fshehur", por herë herë edhe e dukshme e zgjerimit të influencave të të dy kampeve të besimeve fetare (kristianizmit dhe islamizmit). Në mes u ndodh kombi shqiptar, i cili përparësinë e ekzistencës e ka lidhur me përcaktimin e etnisë mbi bazën e gjuhës, territorit, zakoneve etj.; ndërsa besimin fetar nuk e lidh me etninë dhe as me racat. Kjo ndarje, sigurisht e ka vështirësuar shumë ekzistencën e kombit tonë, por megjithë llojet e shumta të kërcënimeve, ka mbijetuar. Historikisht, kemi fakte të cilat tregojnë qartë ekzistencën e konspiracionit të të tjerëve ndaj kombit tonë, përfshi të dy kampet, pavarësisht besimeve fetare.
Na kanë coptuar, por viktimat deri në vitin 1999, ishin banorët autoktonë të të dy krahëve të shqiponjës, ndërsa mbas 1999 vazhdon viktimizimi për shqiptarët e Çamërisë, qofshin të besimit mysliman dhe ata të besimit të krishterë.
- Të gjitha këto janë platformë e ndarjes së zonave të influencave të Fuqive të Mëdha, që në kohën e krijimit të shtetit grek, ku me lindjen e këtij "fëmije", u hartuan platforma nga më të habitshme, që nga glorifikimi i shtetit grek e në vazhdimësi, me vlerat historike të lashtësisë së hershme.
- Pse Anglia me përfaqësuesit e saj mbështeti Greqinë gjatë L2B dhe lejoi masakrat ndaj Çamëve? Përgjigja e kësaj pyetje është gjetur tashmë. Është një marveshje e bërë në tavolinë mes Venizellosit të Greqisë dhe përfaqësuesave anglezë, në vitin 1914, ku Venizellos kërkonte: "Na jepni Eprin t'ju japim Qipron dhe t'ju vëmë në didpocizion të flotës tuaj (anglezëve) të gjithë ishujt e Mesdheut ". Dihet që Çamëria ishte pjesë e Epirit, por etnikisht ishte shqiptare me lidhje fisnore të forta, të pandarshme me gjithë fiset e tjera shqiptare të Epirit. Çamëria, siç thotë dhe Faik Konica, ishte një "kockë e fortë" që nuk kapërdihej kollaj nga Greqia pa ndihmën e të tjerëve. Dhe të tjerët, siç është vërtetuar, ishin përfaqësuesit e Britanisë që e ndihmuan Greqinë në kryerjen e spastrimit etnik të shoqëruar me gjenocidin ndaj banorëve autoktonë të Çamërisë.
Historia i tregon këto ngjarje të rënda kundër kombit tonë, por ato nuk duhet kurrësesi ti marrim si kuriozitete, por për ti vendosur në strategjitë kombëtare dhe hap pas hapi ti zhvlerësojmë planet asimiluese të ndërtuara kundrejt nesh, plane të cilat si qëllim përfundimtar kanë zhdukjen, shfarosjen tonë kombëtare.
- "Na jepni Epirin, t'ju japim Qipron". Ketu filloi marreveshja mes perfaqesuesave angleze me Venizellosin ne vitin 1914.
- Është vërtetuar se burimet që sjellin mirësi, kthehen në objekte sulmi të ashpër nga ziliqarët e shumtë, të cilët nuk njohin as din, as iman dhe as besë.
Përpara këtyre strategjive të zeza kundër shqiptarizmës, nuk janë aspak të mënçura grindjet, sharjet, ndasitë, mllefet dhe armiqësitë brenda nesh, të cilat, për fat të keq i trashëgojmë, por janë bërë më të shpeshta dhe më të theksuara në këto tre dekada dhe që inspirohen kryesisht nga partitë tona politike, sigurisht pa anashkaluar stimulimin me mjete dhe metoda të ndryshme që ka përdorur dhe përdor antishqiptarizma brenda dhe jashtë kufijve.
Forcimi i unitetit dhe bashkimi i të gjitha mëndjeve tona janë domosdoshmërisht të nevojshme për të ruajtur vlerat dhe sigurinë për ekzistencën kombëtare. Shtoj gjithashtu se sot mendja njerëzore e ka arritur aftësinë për të dalluar mikun dhe armikun, si atë kombëtar dhe krahinor, të brendshëm dhe të huaj.
●●●
Këtë mendova për t'ua bërë të njohur gjithë shqiptarëve etnikë, por dhe mercenarëve që vazhdojnë të na hedhin epitete ordinere, tepër qesharake, se cilët janë realisht shqiptarët etnikë si brenda dhe jashtë territoriave shtetërore, ku me plot gojën - bukës i thonë bukë dhe ujit ujë.
Rrespekte, nderime dhe lutje për shpirtërat e prindërve, vëllezërve dhe motrave tona që dergjen nën dheun e Kllogjerit të Konispolit. Nderime të veçanta për ju, organizatorë të pelegrinazhit dhe për të gjithë pjesmarrësit në datën e 24 qershorit 2023.-
Me zemër, me mendje jam pranë jush.
Uroj realizimin e të drejtave të ligjshme, të miratuara ndërkombëtarisht, por të mohuara po nga vetë ndërkombëtarët!.
Me nderime Fahri Dahri
22 Qershor 2023.-
top of page
Search
2 Comments
Shkrimet e fundit
bottom of page
Ju faleminderit miku im që si patriot i vërtetë na jep fuqi, shpresë dhe moral se ardhmja është në favor të kombit tonë. Respekte
I dashur Fahri,
Me shpirt dhe me zemër jam me Çamërinë. Më lejoni edhe mua të shpreh respektin tim të thellë për organizatorët e pelegrinazhit dhe për të gjithë pjesëmarrësit në datën e 24 qershorit 2023, në nderim të viktimave të fashizmit gjakatar grek, i cili, në garë me fashizmin shtazëror serb, së bashku, hartuan strategjinë kriminale të vitit 1844 për shfarosjen e kombit shqiptar. Por kombi shqiptar mbijetoi dhe do të mbijetojë dhe jam i bindur që do të vijë ajo ditë kur Çamëria, si themeli i kombi tonë, do t’i bashkohet atdheut amë, si edhe Dardania, koka e tij. Po ashtu edhe Ilirida - shpatullat e tij.
Me shumë respekt dhe mirënjohje ndaj jush.
Eshref Ymeri
Kalifo…