Vullnet Mato
NË MAJËMALIN E JEZERCËS,
(festoj 85-vjetorin e lindjes)
Duke renduar pyjeve, me barkun bosh,
duke gdhirë netët, për të vjelur dituri,
duke rendur, nga Saranda në Vermosh,
u bëra stërgjysh, i stërnipërve të mi.
Duke rrëmbyer vajzën, një feje fanatike,
duke krijuar çerdhen, që në çdo fe frymon,
shumova farefisin, me dy shifra numerike,
arrita të kem bijën time, gjyshe në pension.
Hodha në qarkullim, me mijëra poezi,
nxora në dritë, disa romane të kërkuar,
me tridhjetë vëllime voluminoz, letërsi,
arrita të bëj emër, në shtypin e shkruar.
Duke ndihmuar talentet e botës mbarë,
duke bërë për ta, me qindra redaktime,
mundësova shumë, krijues mërgimtarë,
të përhapin në shqip, përjetimet e tyre.
Në 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë,
u nderova“Personalitet i Shquar”kombëtar,
Bashkësia e shqiptarëve të Rumanisë,
më dha titullin,“Nder i Kombit”shqiptar.
Duke ardhur dje, nga një diktaturë frike,
duke vuajtur sot, lirinë e pensionit minimal,
duke shtrydhur trurin, për vargje lirike,
arrita të ngjitem, në të Jezercës majëmal.
Kush më do, si njeri me zemër të madhe,
si një shpirt, që u fal të gjithëve dashuri,
të më urojë, të ngjit të tjerë majëmale,
të plotësoj një shekull, me prozë e poezi!...
留言