top of page

Në Liqen


Në Liqen

Fatmir Terziu


Bëj pas. Dhe duart si duar

menjëherë më sjellin para syve,

ushqim të freskët,

nga bota e tejgopur,

në ritmin e rremave,

dhe pamjet nisen për në parajsë,

me udhëtimin tonë.


Sytë e mi

transformojnë pamjet bardhë e zi,

me gjyrat e mbetura

në thellësi.

Kush më zgjon në këto fotografi?

Heshtje. Por heshtja nuk është e qetë

një mijë yje të pezulluar vezullojnë në valë,

këtu ka dashuri dhe jetë,

retë përreth nesh pinë horizontin e lartë.


Bëj poshtë. Syri është tretur,

mbi një ngjalë,

liqeni përshkruan frutin e pjekur,

pa fjalë.


Një gotë në Sarandë


Gjethet e palmave janë duke u djersitur

ashtu si bulëzat në gjoksin tënd

ngjyrat u ndritën

të ndezur ata zgjojnë

në kupën e zbrazët asgjë nuk mbeti për ta mbushur

retë nuk dihet se ku po shkojnë,

Joni është strukur,

në sytë e tu që hepojnë,

një gotë në Sarandë është një galeri,

ku yjet artin e tyre ekspozojnë.


Sallatë me fruta Joni


E ngre kokën karkaleci. Dhe ndjen aromë

këmbët s'e mbajnë trupin e tij të gjatë,

në pjatancë,

ngrihet një barrikadë,

kështu që përpjekja ende vazhdon e prapë,

në një tryezë të madhe,

të gjatë,

si një Hënë që ngjitet me një shkallë reje,

të shtrojë mbi Jon qilimin,

kaq,

tempulli i paqes ka dhënë bekimin.


Shija e tij po aq dhe pasioni i tij i madh,

bëhen me të tjerët një korr,

si një lutje

duke u bekuar lart e poshtë në Jon

derisa dëshira është e pakontrollueshme.

Kur piruni ngulet dhe ngrihet lart

frutat bëhen paq.

28 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page