top of page

Në lidhje me “non- grata”


E fundit, Në lidhje me “non- grata”

Parathënie

Në vitet ‘70, të shekullit të shkuar, një djalë i ri nga fshatrat e Labërisë, kishte shkuar në Tiranë, me shpresë të integrohej atje me ndonjë shkollë a punë, dhe, përkohësisht, rrinte te shtëpia e hallës së tij. Ishin vitet kur rinia shqiptare, sidomos ajo durrsake dhe tiranase, kishin filluar e ngrenin antenat, për të parë televizionet e huaja, përkundër ligjit të pashkruar të partisë së punës për këtë veprim, që, po të ta konstatonte, të dërgonte në burg për agjitacion e propagandë kundër partisë dhe pushtetit “popullor”. Sipas propagandës, thuhej se në shtetet kapitaliste rinia ishte e shthurur moralisht, deri sa përmendej edhe rasti i hipive në Amerikë, të rinjtë nuk dëgjonin prindërit, aq sa arrinin në përplasje fizike midis tyre, etj. Halla kishte dy djem, që kishin rastisur njëri i urtë e korrekt me çdo sjellje, tjetri krejt i kundërti. Tipi i dytë, sa herë vinte në shtëpi, do të sajonte pretekst për të bërë fjalë me mëmën dhe për t’u zënë, deri në dumbalisje. Kur arrinte ky çast, halla i drejtohej nipit për ndihmë: - Të keqen, more F…..eeee! Po mbaja dorën, se më vdiqi! - Lot ai, hallë, lot. Bën shaka,- ia kthen nipi. *** Kështu është dhe puna e Hallës sonë të Madhe Se Hallë e kemi, de! Kur themi se Nënë është Shqipëria! E bën si djali i hallës së vërtetë. Dhe unë që iu bëra djalë i adaptuar asaj, mendjen e kam te Shqipëria, si do të vejë halli i Mëmës sime të vërtetë! *** Non- grata(t) shqiptare

1. Po ta kishte seriozisht Halla e Madhe çështjen e non- grata(ve) shqiptare, sidomos të atyre të sferës politike, të parin politikan që duhej të bënte do të duhej të ishte Ilir Meta, i cili, në vitin 2011, ishte zëvendës kryeministër, dhe kundër të cilit deputeti i partisë së tij dhe ministër, i ndjeri Dritan Prifti, publikoi një video kasetë, ku bëhej fjalë për një aferë korruptive, prej 700 mijë euro, në favor të Metës. Siç dhe ju kujtohet, kjo çështje, përveçse shkaktoi protestën e madhe të opozitës dhe 4 të vrarë të saj, më në fund, shkoi në gjyq. Në përgatitje të gjyqit, video kaseta u ekzaminua shkencërisht nga FBI- ja (mos, o Zot, të ketë qenë FBI e McGonigal!…), dhe rezultoi origjinale, kurse hetuesia shqiptare e nxori të montuar, dhe gjykata besoi këtë të fundit e vendosi në bazë të saj. Lind pyetja: DASH, që kishte dhe ka ende raportin e FBI- së, të vitit 2011, pse nuk e bëri apo bën non- grata Ilir Metën, por, sa herë që ambasadës amerikane në Tiranë i lind nevoja politike (edhe pse ajo nuk është organizëm politik, me ligj) të mbështesë qeverinë aktuale socialiste në pushtet, e thërret me nëntekstin që kupton populli dhe “zbulojnë” mediat zullumemëdha se i bën presion për ta bërë non- grata. Por…, nuk e bën. 2. Po ta kishte seriozisht SHBA- ja, do të vinte gjithçka në veprim në Shqipëri, siç bëri për rastin e fundit, të pengonte Tom Doshin të hynte në parlament, në 25 prill 2021. Por…, jo. Nuk e bëri. Toma hyri, bashkë me dy të tjerë të partisë tashmë fantazmë të Gjinushit, duke siguruar 3 vende për PSD- në. Me ta fituar vendin, menjëherë, pa nisur punimet e Kuvendit të ri, u dorëhoq, dhe e shpalli partinë mbështetëse të PS- së, megjithëse kjo ishte ditur gjithmonë. Këtë proces e kanë drejtuar, me siguri, ustallarët e ambasadës, sepse e dinin se ç’do të vinte më 19 maj të atij viti. Mirëpo, ata që “votuan” PSD- në, kryesisht në qarkun e Shkodrës, nuk ishte se i hante meraku për atë parti inekzistente, por votuan thjesht për Tomën dhe donin Tomën në parlament. Kështuqë, zarari u bë: fiton një parti, që nuk ka elektorat. Çudira shqiptare! 3. Po ta kishte seriozisht SHBA- ja e pjesës Biden (që është nën 50% të realitetit zgjedhor), e njëjta logjikë, si në rastin më lart, vlen edhe për rastin e Vangjush Dakos. Do të gjendej një mënyrë që ai të izolohej nga politikëbërja, me shumë ndikim në Durrës, përderisa korrupsioni në Shqipëri shqetëson shumë SHBA- në, interesat dhe sigurinë e saj në atë rajon. 4. Për non- grata(n) më të diskutueshme sot në Shqipëri, më mirë le të presim që DASH të bindë Senatin se pse e cilësoi si të tillë atë, se ka plot 2 vjet dhe nuk po e bën dot, dhe në këto 2 vjet, dy herë që Blinken është paraqitur përpara tij, të dyja herët nuk ka çuar fakte, por vetëm hartimin e tij të fillimit, atë me të cilin e shpalli. Ndërkohë, ambasada e Superfuqisë në Tiranë, edhe sot e kësaj dite, 2 vjet rresht, rend me çirakët e saj në Shqipëri të mbledhë fakte kundër “non- grata(s)”, por nuk gjen, se faktet ekzistojnë, lindin në çastin e krimit, nuk pillen më vonë…


12 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page