top of page

Në ‘’Kurthin’’ e rrugëtimit jetëshkrimor të shkrimtares Vilheme Vrana Haxhiraj


Këndi i librit

Nga Xhevahir Cirongu

Releksion


Po të hedhësh një vështrim në ‘’kopshtin ‘’universal të botimeve që ka sjellë para lexuesve e gjithë dashamirsëve të librit, do të bindesh se shkrimtarja vlonjate Vilheme Vrana Haxhiraj,me stilin e saj shkrimor rrezaton krijmtari sa të bollshme, po aq edhe të një niveli plot brum letrar, i cili e mban të gozhduar lexuesin e tij që ti shkojë deri në fund lexushmërisë së librit. Kjo veçori në stilin e mënyrës së të shkruarit, me ndjenjë, me lirikën e bukur të shprehjes, mesazhet që përcjellin, frymën e ngrohtë të zbërthimit e të përshkrimit jetësor të ngjarjeve;rrëfimit të thjesht në shprehje e të mendimit në lojën e personazheve , janë tregues të asaj veçorie ku dashuria dhe dhimbja ‘’puthen’’ me realitetin që kalon vetë shoqëria njerëzore si dje edhe sot. Libri i botuar së fundmi, është një tjetër tregues jo vetëm për shkrimtaren tashmë të mirënjohur si brenda vendit, por edhe jashtë kufijve shtetërorë,ku ajo takon gjithë lexuesit të grupmoshave të ndryshme ,e sidomos ata që e duan librin. Tematikat që trajtohen në librat e botuara prej saj anë të shumëllojshme, lexuesit gjejnë aty vetveten,dhe kanë se çfarë të ‘’Korrin’’ në lëmin e krijmtarisë së shkrimtares sonë Vilheme.

Duke reflektuar mbi ato ngjarje e personazhe që na sjell autorja në librin e botuar së fundi me titullin ’’ Kurth,mashtrim, apo vetëmashtrim’’, i ngjan një’’ mali’’ me plot vija sa vertikal ,aq edhe zigzake,ku ujërat e kohëve ecin nëpër atë amulli jete, ku edhe vetë njerëzit s’po dinë ku i çon ajo rrugë me plot mistere e kurthe, saqë harrojnë se çdo rracë njerëzore e këtij planeti duhet të jetojë i lirë, një e drejtë universal për gjithë shoqërinë tonë njerëzore. Pra, autorja Vlhelme na paraqet me shumë dashamirësi të gjitha ngjarjet e rrëfyera në këtë libër prej 257 faqesh, me atë frymë prej dashurie si nënë e si shkrimtare, me një stilistikë të hollë artistike, por mbi të gjitha ngreh në peidestal që duhet të ketë njeriu: DASHURINË ! Pikërisht, autorja Vilheme Vrana Haxhiraj, si duron dot marrëzitë e kohës e të marrëve,kurthet e mashtrimet deri tek vetëmashtrimet. Në gjithë korpusin e botimeve, edhe në këtë libër ajo sintentizon edhe një herë nëpërmjetë rrëfimeve të tregimeve e novelave , se jeta mbartë në vetëvete plus dashurisë edhe ato iluzione të errta plot kurthe e pabesi në rrgëtimin tonë jetësor. Kjo, por edhe të tjera ,janë kudhëkryqe të cilat kërkojnë vëmendje e guxim të zgjuar e kulturë në përballimin e ngjarjeve që prekim ne si njerëz e shoqëri në rrugëtimin tonë. Si në tregimet ashtu edhe në novelat, ngjarjet zhvillohen në mjedise e vende të ndryshme,kjo mënyrë e të treguarit, e bëjnë edhe më tërheqës lexuesin, por rrëfimet janë gërshetuar me atë ndjenjë të ngrohtë si vetë jeta e dielli i cili na jep jetë. Kjo dhe elementët e tjerë letrarë , na bëjnë ne si lexues të reflektojmë mbi ato ngjarje,sepse në mënyrën e të rrëfyerit, duket sikur bëjmë pjesë edhe ne si lexues,pra bashkangjitemi me fatet njerëzore të përshkruara me aq zell nga vetë autorja Vilheme Vrana Haxhiraj. Shkrimtarja Vilheme reflekton me shumë dashuri e dhimbje në gjithë personazhet e rrëfimeve që u bën atyre në tregimet e navelat e paraqitura në këtë vëllim të botuar së fundmi,ku edhe unë e kam pjesë të bibliotekës time. Na mbetet për ti thënë autores :Urime,shëndet e suksese të mëtejshme !

Durrës 29 Janar 2022

26 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page