“NË KRYQIN E UDHËKRYQIT” - NJË LIBËR I RI POETIK I ZYHDI DERVISHIT


Prof Dr Zyhdi Dervishi

“NË KRYQIN E UDHËKRYQIT” - NJË LIBËR I RI POETIK I ZYHDI DERVISHIT


Pas botimit të përmbledhjeve poetike: “Qiej të përthyer” (1999), “Jehonëlebetia” (20050, “Vetëklonimi i maskave” (2009), “Mokra e hijeve” (2014) Zyhdi Dervishi doli me librin e ri poetik “Në kryqin e udhëkryqit”. Edhe në këtë përmbledhje poezia e tij karakterizohet nga fryma e theksuar sa qytetare aq dhe humane në çdo qelizë të saj. Temat e motivet e poezive kapin një gamë të gjerë të problemeve të mprehta të realitetit të sotëm shqiptar dhe të përbotshëm, nëpërmjet perceptimit e konceptimit poetik, me figuracion të pasur dhe emocionalitet të lartë. Shpirti kritik Dervishit prek me dhembje plagë të hapura të botës shqiptare. Korrupsioni në të gjitha hallkat e shtetit, mosndëshkushmëria e shkelësve të ligjit, lufta e paskrupullt për pushtet, polarizimi i shoqërisë etj. pasqyrohen me vërtetësi e dramcitet të theksuar. Vargjet e këtij poeti kanë ngarkesa të shumta semantike dhe me rrezatime polivalente, ku figurat stilistike dhe mesazhet janë shkrirë organikisht.


#dervishi #zyhdi

26 views

Shkrimet e fundit