Në krye të përditshmërisë


Gazmend Cufaj


Tregu i punës, nxhinieria, ndërtimi dhe materialet e ndërtimit kanë një rol jetësor për të luajtur në një rimëkëmbje të komuniteteve dhe ekonomive tona pas pandemisë. COVID-19 ka prekur komunitetet globalisht, me një numër që është ende në rritje. Dhe ndërsa në nivel global po reagojnë shpejt, mbetet ende shumë për të bërë. Në këtë kohë të vështirë, ndërtimi ka më shumë rëndësi se kurrë. Nga riparimet, rregullimet në vetëm pak ditë deri tek përkushtimet më afatgjata, edhe kompania „BigBoss Services UK Ltd“ me drejtues Gazmend Cufaj, ka luajtur një rol kritik në përgjigjen ndaj krizës dhe në rimëkëmbjen.


Kjo kompani me angazhimet e saj mendon se zhbllokimi i disponueshmërisë së kufizuar të punës aktualisht mund të ndihmojë në nxitjen e rimëkëmbjes duke adresuar nevojat më të ngutshme të lidhura me ndërtimin. Por edhe pse vendet e ndërtimit në shumë sektorë janë mbyllur dhe shumica e vendeve që janë hapur janë përballur me zinxhirë të ndërprerë të furnizimit dhe kufizime operacionale, kjo kompani vazhdon të vlerësojë angazhimin e saj efikas. Një angazhim i tillë është reflektuar në format e reja të punës, që nga shkurti, ku ka kërkuar të shkojë më lart dhe ndjeshëm më shumë se mesatarja e arritjeve në kohë të tjera.

Dhe për këtë arsye edhe normaliteti duket mjaft i ndjeshëm. Kthimi në normalitet në fakt ka qenë gradual dhe i ndjeshëm. Kjo ka bërë që krahas angazhimeve të tilla të përditshme dhe njërin sy ta kenë dhe në angazhimet dhe situatat e tjera.


Duke qenë se z Cufaj drejton dhe një nga strukturat e PD-së në emigracion, atë të Grupseksionit të Barking dhe Dagenham të degës së PD-së në BM, ai dhe anëtarët e tjerë kanë mendimet e veta dhe mendojnë se kjo është një risi e re, por është edhe pjesë e vetë demokracisë, ku rrihen dhe përqasen mendimet. Edhe më herët anëtarët dhe vetë drejtuesi i tyre janë shprehur se për ta ka rëndësi demokracia, mbështeja pa kursim ndaj PD dhe jo emrat e përveçëm.

18 views0 comments