top of page

NË KOPSHTIN PARA SHTËPISË SIME




Në kopshtin para shtëpisë, plot lule lulëzuan, erë ndjenjave dhe shqisave të mia m’i dhanë, qenë lule q’u mora erë, lule por q’u harruan. S'di ç’rrugë kam bërë, por e di se ato më lanë!


Pastaj nën shi e breshër, nën erën e fërfëlluar, një gjeth i ri siç isha unë, mua nisi të më rrit dielli. E kopshti si kopshti, plot lule për t’u kënduar: lule gjaku i trazuar, lule jugu që mban qielli,


lule ferrash e gurësh, lulëza atje ndër bregore! Po në kopshtin tim një lule të braktisur e pashë, të egër dhe të butë, një lule kaq madhështore. I etur erë i mora, shpejt u dashurova. I thashë:


Ti je Lulja ime e Jetës, Dita e Madhe e Dashurisë! Ti je rrugë e bardhë, me hire të gjithësisë. Je Lindje! Për mua, ke ardhë të m’i hapësh sytë e mrekullisë! I vdekur unë isha, tash u ngjalla! Ty të kam Bindje!

16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page