Trungu im
Damarë të mbërthyer miliona vjet
në trungun e zhytur në nëntokë.
Më ngacmuat.
Ëndërrat. I përfola kalimthi
në një dasëm me cyrla e tupana.
Veshët e mia kërkuan gishtat e duarve.
Harresën të mbanin në thellësi të tyre
ku errësira i flet vetëm lëkurës,
që imiton këto rregjistrime të syve,
që më vizatoheshin tashmë në ballë.
Duke imituar sinoret e tretur në mjaltë.
Në kopështin trill
Ju na latë peng ëndërrat e mbushura me trill.
Ne i mbollëm në kopshtin e tillë fill
na u mbushën me gonxhe në shpërthim.
Fshimë sytë dhe s'e kuptuam. Pëshpëritëm
në atë kopësht kishim frikë.
Gonxhet kishin shpërthyer shpirtin e njeriut
e shpërndanin si mesazh në hapësirën e shenjtë,
zërat çirreshin dhe fatet turreshin si macja miut:
„kush pret të çel nga ëndërrat e pëson shtrenjtë“.
Le ta dëgjojmë sërish atë ninullë!
Dhe u mburre në shkrepjen dixhitale.
E kishe hak,
këpucët llustrafinë,
flokët me llak,
torbën në shpinë
dhe ecje e ecje larg e më larg.
Zgjodhe udhëtimin në pedonalet e rrëmbyera nga gjuhët.
Gjithçka të çoi në zbrazëti,
bukuria e iluzionit dhe loti i dhimbjes
për atë shtëpi.
Dihama e aguliçes shkuli dhëmbët e betonit,
u largove nga krahët e saj, sikur të mos ekzistonit.
Ende udhëton i përhumbur në pedonale
pret dikush të të këndoj një ninullë një herë,
vetë Zoti kërkon një ninullë lart në male
kërkon të gjej një njeri, qoftë një shenjë.
Le ta dëgjojmë sërish atë ninullë!
Dëgjoje natyrisht edhe ti,
kthehu në vellon e varur në mur
ku vetmia është duke bërë dashuri.
Pano Hallko
Fatmir Terziu, Me vëëëënt!
Fatmir Terziu
Pano Hallko respekte. Faleminderit, të përgëzoj miku im, vërtet ashtu është ne kemi ëndrra dhe zhgjëndra. E kur ëndrrat na duket se janë doktori, zhgjëndra duhet të paktën të bëhet infermierja e mençurisë.
Pano Hallko
Bukur! Prandaj kemi dy fjalë : Ëndrra dhe Zhgjëndrra.
Lejla Gorishti
"Le ta dëgjojmë sërish atë ninullë!" Ka vetem gjashte strofa, po me dallge te forta emocionesh.Poeti luan me enderrime në prehrin e lotit dhe te dhembjes.