Në kohë virusi…
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Mar 21, 2020
- 1 min read

Në kohë virusi…
…gjeta çastin të mendoja për një të harruar.
Edhe për një të vdekur,
që nuk shkova të shihja një herë shtëpinë e tij të ikjes.
Për një takim,
që refuzova i nxitur nga gënjeshtra
u kujtova sot,
ku edhe kockat më ndihen të copëzuara…
I tërhoqa veshin vetes,
derisa më dhëmbi mendimi :
-O njerëz,
ndëshkoni qënien me çekanin e sotëm të dhimbjes.
Të shkruar me shkumës jemi
mbi këtë letër të zhubrosur,
pagëzuar si jetë.
Gjysëm e grisur
dhe gjysëm e ngrënë,
nga mëndjemadhësia jonë e vetes…!
Luan Xhuli
Athine
Opmerkingen