Në këtë numër të ri të revistës “Albanian Post”


Në këtë numër të ri të revistës “Albanian Post


Në këtë numër të ri të revistës “Albanian Post” midis të tjerave do të ndiqni një përkushtim që i përket Kosovës në katërmbëdhjetë vjetorin e saj të pavarësisë. Në brendësi të këtij shkrimi do të gjeni disa fakte të cilat sot e kësaj dite kërkojnë reflektim. Më tej do të gjeni mjaft artikuj të cilët natyrisht kanë në thelb ligje dhe ligjësi të reja të përshtatjes së qytetarëve në Mbretëri të Bashkuar, me të cilët fillon dhe përqaset vetë jeta nga organet përkatëse ligjvënëse dhe ligjzbatuese në MB.

Nga faqja e Parë lexojmë atë që shfaqet si arsye normale e editorialit që thekson: „Normale. Ja ku e nisëm përsëri botimin me një vit të ri, me një risi të re, me revistën time në print në Mbretëri të Bashkuar, „Albanian Post“. Dhe ndërsa e publikoj numrin e 42 të saj në këtë shkurt të ftohtë britanik, më duket se më mungon thjeshtësia e një batanije të përbashkët, dashuria e një mbulese të përbashkët. Por e ndjej se e kam një pikë që na bashkon dhe tejo qëndron mendja dhe zemra e të gjithëve, Atdheu, ndaj aty fiksohen momentet e lidhjes së pastër që ndjej se dikur kalonin dhe ende kalojnë në ëndrra të pikësuara nga zgjimi, duke ju parë atje dhe duke ju mbajtur përsëri afër, por kurrë sa duhet. Ne jemi të gjithë miq me një vlerë të përbashkët Dashurie për njëri-tjetrin.„

faqen Katër do të lexoni mes të tjerave se „Është duke u bërë tashmë një traditë që „Gusto 272 Italian“ në Preston Road, që drejton si një biznes modern nga gruaja shqiptare e talentuar, Flora Osmani, që ta nisë vitin me një anketë të miqve, kontribuesve, dashamirësve të restorantit dhe të vetë të industrisë së kulinarisë dhe ushqimit dhe mes të gjithëve, klientëve, miqve, profesionistëve, dhe ngrënësve profesionistë. Edhe një vit si ky.

Në faqen Gjashtë: 1960: Enver Hoxha dërgoi libra për disa studentë në Skoci, ku arkivat na sjellin fakte mjaft interesante.

Në faqen Tetë janë „Një sërë ligjesh të reja, teknologjia e automjeteve dhe rregulla të drejtimit të automjetit do të futen në vazhdim në vitin 2022, dhe shumë prej tyre janë zhvillime me ndikim që do të ndikojnë çdo person që do të hipë rregullisht pas timonit.“

Në faqen Nëntë: Ermal Karakushi inxhinieri elektrik me shpirt profesional. Në faqen Dhjetë Deklaratë e re e ndryshimeve në Rregullat e Imigracionit.

Në faqen Njëmbëdhjetë lexojmë „Të privosh njerëzit nga shtetësia e tyre do të thotë t'u heqësh identitetin. Qindra njerëzve u është hequr shtetësia britanike në 15 vitet e fundit, sipas një studimi, duke përfshirë një burrë që ishte pa shtetësi për gati pesë vjet. Hulumtimi i kryer nga Free Movement, një faqe interneti e drejtuar nga avokatë për të ofruar informacion për ata që preken nga kontrolli i imigracionit, ka zbuluar se të paktën 464 personave u është hequr shtetësia që kur ligji që lejonte këtë praktikë u lehtësua 15 vjet më parë.“

Në faqen më pas lexojmë Ikja e dhimbshme e një Njeriu duarartë si Bashkim Faslli Selimaj.

Në faqet Trembëdhjetë dhe Katërmbëdhjetë do të lexoni Falë inxinierit Gëzim Ethemi, Atdheu në syrin tuaj për të dhjetat e sekondës.

Faqet e tjera kanë mjaft materiale të volitshme. Në faqen e Nëntëmbëdhjetë do të shikoni një strategji të re biznesi nga Gazmend Cufaj, ndërsa në shkrim përkushtues do të lexoni këngëtaren Hajati, e cila e hap dhe faqen e parë me një fotografi të saj, e nis përgatitjen fituese për Eurovizion nga Londra.

Faqja Njëzetë e Dy na sjell një Reportazh interesant nga Peja historike. Dhe së fundi faqja Njëzetë e tre na jep një vëllazrim miqësor me biznesin.