top of page

Në këtë kontekst dua të shprehem


Arqile V. Gjata

KUR KRIJUESI I SHËRBEN PUSHTETI...

DHE KUR KRIJUESI “I NËNSHTROHET” ARTISTIKISHT ATIJ!

Njihet dhe dihet historikisht se, shumë poetë dhe shkrimtarë janë vënë në shërbim të pushteteve, ose u janë “nënshtruar” artistikisht pushtetit dhe politikës...

Një fenomen i tillë është më se i përligjur, kështu ndodh dhe tani...

Në këtë kontekst dua të shprehem:

-Para së gjithash është e domosdoshme për krijuesin (shkrimtarin, poetin) të dalloj atë, që një autor jep në të vërtetë nga ajo që ai kujton se ka dhënë.

Në mbështetje të këtij deduksioni, unë ndaj të njëjtin mendim dhe shqetësim me mikun tonë shumë të nderuar Zotin Pëllumb Kulla se;

- “Të dy të mëdhenjtë e letërsisë shqipe arratisen”...

Por, e shpjegoj këtë lloj arratisje në një kënd vështrim pak si ndryshe . 1- Të dy të mëdhenjtë e letërsisë shqipe janë shumë “indifferent” ndaj gjithë çka që mendohet, thuhet dhe shkruhet rreth tyre.

Një realitet i tillë, ky indiferentizëm, kjo arratisje vjen nga një realitet i qenësishëm, se që të dy janë të konsoliduar dhe e kanë përmbyllur mësëmiri “madhështinë e tyre”, pra ata e dinë vlerësimin e veprës së tyre dhe si pasoj ka dy hamendje (sipas meditimit tim individual):

a- Ç’do gjë që mundë tu adresohet atyre( kritika, akuza, vlerësime, mohime) e tjera, kuptohet se, ata nuk dëgjojnë nga ai vesh...

Pasi ato që thuhen për ta janë emocionale dhe jo të analizuara seriozisht në ndonjë studim, apo vepër madhore kritike nga autor shqiptarë dhe të huaj.

Dhe në se ka studime të tilla, ato janë të copëtuara, jo të mirëtrajtuara estetikisht dhe që kanë rrëshqitur në planin individual nga ana e autorëve . Si shembull serioz mund të sjell studimin e posaçëm që ka bërë shkrimtari dhe eseisti Piro Loli në librin e tij botuar në vitin 2006 me titull ” Duumvirati i një stine që shkoi” Por dhe këtu ndihet një rëshqitje drejt subjektivizmit.

b- Arratisja e tyre shpjegohet dhe me faktin që, ata me shumë profesionalizëm artistik hedhin në treg vepra të reja dhe rrëmbejnë trofe shumë prestigjioze kombëtare dhe ndërkombëtare, që të tjerët as i ëndërrojnë dot . Si rrjedhojë, mendoj se ata nuk “kanë kohë” dhe oreks të merren me kundra kritika dhe kundra akuza .

Për të parë dhe vëzhguar më qartë individualitetet madhore të të dy të mëdhenjve, është e domosdoshme të sqarojmë dhe të përcaktojmë se, këta dy të mëdhenjtë ( dhe shumë të tjerr) – i shërbyen pushtetit, apo iu “ nënshtruan” artistikisht pushtetit dhe politikës?

Mbroj mendimin se:

Ata që iu “ nënshtruan “ pushtetit artistikisht ishin dhe janë krijues me virtyte dhe karakteristika të përveçme në krahasim me ata krijues që i shërbyen pushtetit dhe politikës.

Ajo kategori krijuesish, që iu “nënshtruan “ artistikisht pushtetit kishin një nuhatje, perceptim dhe aftësi për të hulumtuar dhe gjetur ato shtigje, ato fusha krijuese dhe ato tema që u jepnin mundësi dhe shanse të dalloheshin nga të tjerët nga niveli i tyre individual artistik.

b- Ata ( “të nënshtruarit” artistik) nuk ranë në pozitat e shërbyesit të pushtetit dhe politikës, për faktin se kjo kategori krijuesish mundën që me kapacitet e tyre intelektuale krijuese ata kanë mundur të krijojnë një mburojë ndaj vetvetes dhe një personalitet individual fal talentit, kulturës dhe të punës në krijimtarin e sejcilit krijues të drejtuara rreth atyre formave, gjinive që e ndjenin veten të sigurt për të bërë “karjerë” në jetën letrare.

Krijimet e tyre nuk i bënë keq, as dëm kohës e pushtetit. Ato ishin në dobi të letërsisë, artit dhe popullit.

Kështu ndodhi dhe me artin (humorin) e Pëllumb Kullës e të tjerë të asaj kohe.

Në këto rrethana as që bëhet fjalë të shprehet më i vogli iluzion, se këta kanë qen disident ( këtu bënë pjesë dhe Kadare dhe një obsjon i tillë se, Kadare ka marr qytetarin e disidentit është aq e pa pranueshme, po aq dhe një absurditet me brirë .)

D- Hidhuni një sy veprave të Kadares, Agollit, Vath Koreshi, F.Arapi, Xhevair Spahiu...dhe i vendosni në kandarin artistik me të tjerët.

Ata nuk i lejuan vetes krijime që ishin nën nivelin e madhështisë së tyre, për qëllime politike . Dhe në ndonjë rast, që rrëshqitën për ti “shërbyer” politikës ata prodhuan përsëri vepra shumë të mëdha artistike shumë herë më lart se nga ata që i shërbyen pastër politikës.

Ky lloj elitar krijuesish ishin shumë të pranueshëm dhe të dashur për lexuesin dhe të vlerësuar artistikisht nga segmentet e pushtetit të artit dhe kulturës dhe çmoheshin dhe në botën e jashtme letrare në rrugë dhe forma të ndryshme. Ata i shërbyen popullit, lexuesit, kulturës kombëtare, gjuhës dhe zhvillimit të traditave kombëtare .

Në kushtet që jetojmë ( në kohë dhe hapësirë) a mund të gjejmë një tjetër “Kadare” dhe ti dhurojmë kurorën e madhe të Kombit!? Besoj se, në fushën e letrave shqipe ( e kam mendimin vetëm për letërsinë) ende nuk ka lindur një Kadare tjetër, dhe në se ka lindur, ai ende duhet të jetë në stadin e fëmijërisë...

Në se do kishim pasur një Kadare trim mbi trimat në luftë të hapur me pushtetin dhe politikën, me sigurim, që ne sot do kishim një “Kadare” prej betoni dhe jo një Kadare prej vërteti të madh që e kanë zili bota e madhe e lexuesve dhe e kritikës ndërkombëtare .

Tani në vitet që po jetojmë Kadare përbën kërthizën e letërsisë kombëtare shqiptare . Ai është një njeri me”fat “ të madh, pasi ai posedon një forcë dritë-shpuese që depërton në anale të pa shkelura të letërsisë tonë kombëtare dhe ai ka një lidhje shpirtërore të gjerë me popullin, megjithëse në raste të veçanta populli se kupton dot . Një pasojë e tillë rrjedhë jo për faj të tij . Kadareja dhe Agolli janë shkrimtarët më kotribues në letërsinë shqipe të këtyre 40-50 viteve.

Di se këtë vit 2009 ( se në ç’muaj nuk e kam para sysh) Kadare feston 55 vjetorin e botimit të veprës së tij të parë krijuese “Frymëzime djaloshare” 1954 .

2-Por, ka pasur dhe një kategori krijuesish, që as i kanë shërbyer pushtetit politikë dhe as i janë “ nënshtruar” dot artistikisht. Kjo pjesë e veçantë kishte dhe premtonte një perspektivë në kushte normale, por gjatë përplasjeve ky grupim nuk mundi të krijonte një personalitet elitar në letërsi ku të shkëlqenin në gjini prioritare dhe tematika të rëndësishme kombëtare . Dhe si pasoj mbetën nën nivelin e madhështisë . Të tillë krijues me emër janë Lasgush Poradeci, Petro Marko, Kuteli, Pëllumb Kulla.

Do dëshiroja ta përmbyll këtë shkrim me një poezi të shkëputur nga vëllimi poetik “Kurorë me ngjyra” botuar në vitin 2006, për të ilustruar mendimin poetik që unë kam për Kadaren, për një nga të mëdhenjtë e letërsisë shqiptare.

Për Ismail Kadare

Në vjeshtë,

kopshti do të kacaviret nëpër degë

duke shkëlqyer si pasqyrë e rrezeve të bardha.

Do ta tregojnë fytyrën e ngadaltë,

që si biçikletë do nisë muzikë.

Dhe më pas,

me dhunë do të t’i shkulim paragjykimet

e viteve të shkuara.

Vetëm kështu do shpëtosh nga ethet...

Të shkosh sa më shpejtë

Në lagjen Palorto,

të shuash lumin e blertë të pyllit.

Këtu do e kalojnë natën

duke llomotitur beqarët e letërsisë.


8-10-2006 Athinë.]

PUNUAR NGA ARQILE V GJATA, marr nga vellimi im me studime letrare “NJË ESE PËR JETËN “

Kommentare


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page