BAJAME HOXHA -ÇELIKU
DO TE DOJA
Do të doja të ishim në një shkretëtirë
dhe rëra të na bëhej shtrat,
aty nën yje të dy shtrirë,
do ta prisnim agimin plot afsh.
NË INBOX - IN TËND
Në inbox-in tënd kërkoj në vite,
se mos një mesazh ka mbërritur nga ty,
dhe kur aty nuk gjej asgjë tënden,
çdo ditë e bukur më mbytet nëpër sy.
Harroj dhe futem përsëri,
aq sa gjithë botën tënde ndjej,
ti qëndron aq thellë në sytë e mi,
përjetë brenda meje të gjej.
GJU MË GJU
Të dua pafundësisht dashuri!
Mos ik!
Qëndro këtu me mua
të bisedojmë gju më gju.
Dhe gjuhë më gjuhë të harbuar...
e atë gardh të dashurisë sonë,
ta djegë ky diell pa perënduar...
Comments