Në gjurmë të"mëkateve" të Patër Gjergj Fishtës *
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Jan 15, 2021
- 9 min read

Në gjurmë të"mëkateve" të Patër Gjergj Fishtës *
Esse...
Shtysën për të rëmuar në"mëkatet" e Patër Fishtës,ma dha,veç
tjerash,një e përditshme shqiptare që tek shtronte disa nga risitë e
maturës shtetërore në tekste alternative të letërsisë,hiqte prej
këtyre teksteve dy nga Poetët më të mëdhenj Shqiptarë:De Radën dhe Atë
Fishtën.Më indinjoi lajmi se si mësues i vjetër,të them të
drejtën,njdeva dhimbje dhe njëkohësisht më erdhi pështirë.Pështirë për
ata që bëjnë këta programe dhe dhimbje për dy Poetët që janë
përjashtuar.Pak para tyre,pashë që një tekst alternativ,përjashtonte
Migjenin.Se nuk ke si me të vërtetë që të mos revoltohesh me
këto"risi" që jo nuk janë risi,por një djallëzi e hapur dhe
njëkohësisht,padituri deri në injorancë.Të mos quash De Radën poet apo
të pavlefshëm nga ana letrare,do të thotë as më shumë dhe as më
pak,por ti o zoti(apo zotërinj autorë),jini as më pak dhe as më shumë
të"dehur" nga mani gjoja oksidentale apo si modernë alla
kontemporanë.Për De Radën do t'ju kujtoja veç Lamartinin dhe
vlerësimin e tij për të(po vallë a e dinë autorët e teksteve
alternative se kush është Lamartini?!).Për Migjenin do të sillja vetëm
një thënie të mjegulltë të një poeti bullgar(ndoshta ka qenë
Vapcarov?-të më ndjeni për kujtesën e një të moshuari si
unë,tanimë!),që paska thënë:-Do ta mësoja gjuhën shqipe vetëm për të
shijuar Migjenin.Epo sa rëndësi kanë këto për "specialistët" tanë me
mendime pro europiane apo perëndimore.Se,domosdo,kur dhe titullarët e
ministrive janë militantë më shumë se sa njerëz që duhet të drejtojnë
atë apo këtë dikaster.Se për të mos u larguar pakësa nga ky realitet
mjeran,s'kam si mos vë në dukje këtë militantizëm të turpshëm që
reflekton nga sipëri e deri poshtë.Më kujtohet që para dy a tri
vjetësh vdiq Poeti më i madh lirik i vëndit(pas Lagushit,domosdo),pra
vdiq bohemi,Princi i Lirikës Shqiptare,Frederik RReshpja dhe ministri
i Kulturës jo vetëm nuk mori pjesë në ceremoninë mortore,por nuk
dërgoi qoftë dhe një përfaqësues nga dikasteri atje.I vetmi "faj" i
këtij Poeti kaq të bukur,qe se nuk qe i krahut të ministrit.Dhe më
paradoksale se RReshpja i bukur dhe i varfër sa legjenda,kish bërë
burg në kohën" endritur" të xhahilit Enver Hoxha.Jo vetëm kaq,po ky
ministër ç(kulture) e bën ferk me"partishmërinë e tij partizane",sa
bash në kyre të muajit të vdekjes së bohemit RReshpje,lajmëron me
bori të madhe se"do bëjë një si "Te deum" për të ndjerët Kodra,Korreshi
e Kodheli(vdekur në një kohë me RReshpjen),por ja që RReshpja,përsëri
u përjashtua si"pa vlerë".Si fshesa pas derës apo si ai Lipe Shtogu i
estradës së Fierit.O Zot,po a ka gjë më fyese se sa kaq?S'do mënd që
kështu do ndodhë,kur vë në krye të dikastereve këta injorantë me
diploma.Këta me diploma që shkelin çdo nomë apo ligj,për hir të
partisë ku militojnë.Një miku im i quan gomardopio.-Dëgjo,- më thotë
një ditë,duke më folur për një nga këta të"diturit".Ai më quan gomar
se unë nuk kam shkollë.Dhe mirë e ka.Kurse unë atë e quaj gomardopio
se dhe me shkollë bën gomarllëqe.Ta ketë mirë,ky ,miku im?!...
* * *
U zgjata pakësa,po jam i tensionuar dhe,po nën tension dhe
po shkruaj.Gjithmonë e kam vrarë mëndjen:-Pse është anatemuar kaq
shumë Atë Fishta nga regjimi që iku(pra,nga regjimi i Enver
Hoxhës?!).Kjo pyetje më ka lindur shumë heret.Dhe jo pa arsye.Kam
mbaruar të mesmen në mes viteve-50-të dhe them se vetëm një klerik
studjonim në shkollë:ky qe Mjedja.Bënim nga ky"Voji i
Bylbylit",fragmente nga"Andra ejetës" dhe asgjë më.E them me plot
gojën:për asnjë klerik tjetër s'kishim dëgjuar të flitej në
shkollë(katolik,orthodoks apo mysliman).Dhe kjo ndodhte kur profesorët
e letërsisë kishin mbaruar në Itali(të nderuarët dhe të paharruarët
Azmi Stringa dhe Besim Qorri).Ky i fundit edhe kish
përkthyer.Megjithatë,sado që qeshë nga nxënësit që lexoja shumë,as që
kisha lexuar për Fishtën.E kishin varrosur(kur themi ne:për së gjalli)
edhe për së vdekuri.
Shkrepsen për të ndezur zjarrin e dashurisë për
Fishtën,sado që është pak paradoksale,ma ka dhënë një klerik.Kleriku
qe mysliman,kish mbaruar medresenë andej nga Marglliçi i Çamërisë dhe
qe hoxhë në fshatin tonë.Ky hoxhë që në pamje të parë s'ta mbushte
synë,harxhonte më shumë vajguri(po të shprehem kështu),me leximin e
librave.Ai më jepte një nga një fashikujt e"Hyllit të dritës"(i kish
lidhur me spango dhe hipte në tavan ku i mbante fshehur),dhe
posaçërisht dinte të flsite aq mirë si për Kuh'ranin aq dhe për
Fishtën.GJej rastin që ta përmënd,me dashuri këtë klerik të ditur që
është Efendi Yzeir Sallata.Ka vdekur që para 30-vjetësh dhe gjithmonë
e kujtoj me respekt këtë njeri sa të heshtur,aq dhe të ditur.Më
vonë,mik pa miku,rashë në gjurmë të "Lahutës së malësisë"
dhe,mandej,zura të bluaj në kokë shumë hamëndësi.-Përse vallë u luftua
nga Enevri dhe CO...Fishta dhe gjithë kleri,në tërësi.Kur them në
tërësi,kam parasysh një fakt që për të gjithë është i dijshëm:u
sakatua,sidomos,Kleri katolik.Nuk është se jam i njëanshëm.Se vet jam
bektashi(si vëlla me myslimanët),por në se Cezari duhet të marrë ç'i
takon Cezarit,duhet thënë e vërteta:kleri katolik ka
qenë,përgjithësisht,më i përgatitur.Kontributi i tij për Atdhe ku e ku
ka qenë pothuajëse më i kapshëm dhe pse ishte i tillë,edhe u masakrua
aq keqas.Në se themi se pema që ka kokrra,qëllohet me shkop,atëherë
Pema me më shumë kokërra,ka qenë bash Patër Gjergj Fishta dhe
komunistët shkuan deri atje sa i dhunuan varrin.Dhe sot eshtrat e
këtij Martiri të Madh(ndera e Françeskanëve),nuk janë gjetur.Dhe unë
pak a shumë,dua të rreshtoj për lexuesin disa nga"mëkatet e
këtij"babai të Letrave Shqip",që për specialistat e sotëm nuk ia
vlen.Po ku din dhija,ç'është tagjia?
"Mëkatet" e Patër Gjergj Fishtës janë të vjetra.Ai,pos
tjerash,në moshën 23 vjeç(kur statuti e ka 24-vjeç) ka mbajtur meshën
e parë në Troshan të Lezhës.Ndodhte ky përjashtim se kish mbarue
shklëqyeshëm seminarin atje në Bosnjë.Po dhe atje ku asht me 6
bashkëshokë të vëndit të vetë"nuk asht sjellë mirë" se bahet promotor
i një ankese kolektive kundër studentëve vëndas,për fyerje e
poshtërime.Dhe rektorati mbajti anën e ankuesëve.Mandej,ndryshe nga
doket e kohës,ka "mëkatin" se jo vetëm fal gjakun e të vëllait,por
shkon edhe më tutje duke bërë krushqi me hasmin.Ngrihet me poezi
kundër hakmarrjes me "Gjaksorët"në vitin 1899.Poezi që boton edhe
"Albania" e Konicës në Bruksel më 1901.Ai është"mëkatar" se nguliste
në meshë dashurinë për gjuhën amtare,besnik i dijeve nga shkolla që
doli:vërtet do të mësoni gjuhë të huaja,por mos harroni gjuhën tuej,se
me të do meshoni,-qe porosia.Dhe kush më mirë se Fishta e vuni vath në
vesh këtë porosi.Ka"mëkatin" se më 1902 u bë drejtor i shkollës së
fretnëve dhe pikërisht kjo shkollë e drejtuar nga Fishta u bë vatra ku
u ndez zjarri i të mësuarit shqip.Në shkollë vinin,kryesisht,të
vorfnit(Gjeloshat,siç shprehej Frati i ndritur),se të pasurit e
përbuznin gjuhën shqipe.E, natyrshëm,me gjithë këto"mëkate",s'do mend
që do ta ndiqini intringat e shpifjet,po si një bir i ndejë I
Françeskut të Asizit,ai dijti t'ia bëjë ferk.Kur shkoi në RRapsh të
Hotit,më 1902, e njohu Marash Ucin.Këtë fatos të maleve dhe bash
këngën Ura e Rrzhanicës ia kushtoi atij dhe po kështu botimi i parë i
"lahutës" nuk ka emrin e Fishtës,po Marash Uci.Më 1907 bën
"mëaktin"tjetër:së bashku me Gejçovin hapin të parën bibliotekë
shqiptare ku vetëm konsullata Austriake dhuroi 50 libra shqip dhe 16
në gjuhën gjermane.Vazhdonte që të shkruante këngë të tjera të
Lahutës(ai ka punuar për të 32 vjet!!!)dhe,me të vërtetë,a nuk është
"mëkat?!".
Po ku mbarojnë"mëkatet" e këtij Njeriu kaq të veçantë? Në
vitin 1908 do bëhej Kongresi i Manastirit.Gati 50 vetë shkuan atje dhe
secili mbronte pikëpamjet e veta për alfabetin.Fishta ishte për
alafabetin e "Bashkimit" me Preng Doçin.Po kundërshtar i tij është
Mjedja një gjuhëtar kalibri që përfaqëson alfabetin e
shoqërisë"Agimi".E ndërsa vazhdojnë diksutimet për këtë a për
atë,gojëtaria e Fishtës e përlot kuvëndin.Dhe pikërisht kjo e detyroi
klerikun mysliman(nga më të diturit përfaqësues),Hafëz Ali Korça që të
hidhet e ta përqaf këtë njeri që me fjalën e tij të mençme,bënte
vend.Qe aq"mëkatar" dhe kishte aq merita sa,një fatos tjetër i
Kombit,i njohuri Luigj Gurakuqi,veprën stilistike të tij"Vargnimi i
gjuhës shqipe" t'ia përkushtojë bash atij:"mëkatarit",Atë Fishta.Qe
gojëëmbël dhe s'njihte urrejtje.Sado i kundërt në shumë çështeje me
saverianin e madh,Dom Ndre Mjedja(për mua,ky,Mjedja,është poeti më
përfaqësues i krejt klerit katolik!),nuk i mungon kurajoja qytetare
për ta përshëndet veçanërisht,Mejdjën,kur ky nxorri"Juveniljan" e
tij."Aty ka një pranverë lulesh,bylbylash enjë natyrë të kërthentë e
plot jetë",- do shkruante"mëkatari"Fishtë.Bash kur dikujt i shkonte
në mend se Mjedja dhe Atë Fishta qenë prish,por çfarë po ndodh.Fishta
ka shkruar një satirë në vargje dhe do dikë me e dëgju(zakon i këtij
"mëkatari?!"),dhe asht tuj prit se dikush po vjen andej pari,tek
"selia etij" në Gjuhadoll.Kur shef nga sipër se po kalon bash
aj,Mjedja,dhe"mëakatarI" veç shikon andej,po pa i fol.Dhe Mjedja ia
hedh shikimin dhe,si dy të mënçëm që merren vesh pa folur,kur Mjedja i
ngjit ato shkallë dhe fill,pas takimit,dëgjohet një e qeshje e
madhe.S'e mbante të qeshurit nga ato që i
lexonte"mëkatari"FIshtë.Ndoshta"Gomarin e babatasit" a
ndoshta...Por"mëkatet" e Fishtës vazhdojnë e vazhdojnë..Do bëhej
konferenca e Parizit,në krye të delegacionit Turhan Pasha,diplomat,por
mezi e flet shqipen dhe tërhiqet për t'ia lënë vëndin Imzot Luigj
Bumçin që për sekretar ka zgjidh këtë,Fishtën.Dhë dihet vlera e një
sekretari si Fishta.
Ky "mëkatar" ka qenë me të vërtetë një makineri e vërtetë
pune.Pa lënë pas dore punët si frat dhe drejtor shkolle,shkruan e
shkruan pa rreshtur.Vetëm në një letërkëmbim me një mik të kohës(Atë
Dodajn),ësht gjetur ky shënim:"...në 12 ditë,po vetëm në 12 ditë kam
shkrue 1200 vargje 11-rrokësh e 7-rrokësh bashkë dhe "ariete"të tjera
dhe tan këta vargje janë me rimë.
...kam parasysh Metastasio,i cili në 18 ditë ka shkrue
melodramën e vet në 1500 vargje...pra,kam arrit nji rrekord në poezinë
tonë".Më 1913 doli me nismën e tij "Hylli i dritës",kur në kohë
errësire u ndez një kandil,do të thoshte Vangjel Koça.Dhe këtë kandil
e ndezi "mëkatari" Fishta.Ky kandil,po ta quajmë kështu,do bëjë një
dritë të madhe që u përzhit sytë armiqëve:të jashtëm e të
brëndshëm.Këta,të mbrëndshmit,Fishta i satirizon me nofkën"mikrobet e
kombit".Janë këto"mikrobe" dhe dikimet e hueja që koloneli
anglez,sundues i Shkodrës,ta dënojë me 20 muaj mërgim,në Maltë.Fishta
fluturon sa në Gomsiqe te Atë Gjeçovi,aq tek Preng Doçi në Troshan që
janë jashtë juridiksionit ndërkombëtar.
Nuk jam i zoti që të rreshtoj gjithë ato bëma të atij
burri të madh,të ditur dhe zemrëmadh.Ju kujtoj se ngriti dhe hapi një
gjimnaz ku do studjonin jo vetëm fetarë po dhe nga populli(para se të
hapej gjimnazi shetëror në Shkodër).Donte të ngrinte një konvikt pranë
këtij gjimnazi.Shkoi deri në Amerikë dhe,sado që atje nuk shkoi si
përfaqësues nga shteti,ndërhyri fort me takime senatorësh,që të ndihej
Shqipëria.Polemizoi si ai dhe askush tjetër me "lloj-lloj
mikrobesh",ku mes tjerash,mbahen ato satirat e forta kundrë Eshref
Frashërit dhe,po kështu polemikat,me Hilë Mosin dhe Mirash
Ivanaj."Gabove,Hilë!",ndoshta,është një nga repilkat më me kripë e
Fishtës.Unë,sado që jam për laicizmin në shkolla(pra,jam me Mosin dhe
Ivanajn),nuk mund të mos vë re atë frazë të ngjeshur"si gozhda në mur"
të këtij "mëkatari".Por Fishta di t'i vëjë pikat mbi i.Pikërisht për
atë Hil Mosin ai këndon në vargje.Se sa të mëdha janë "mëkatet" e tij
e tregojnë edhe votimet e para në vitin 1921:Fishta,Mjedja,Gurakuqi
dhe Hil Mosi zgjidhen deputetë nga populli.Atje në kuvënd,"mëkatari"
Fishta,arrin deri në nënkryetar.Por"mikrobet" nuk dorëzohen kollaj.Pa
ta shohim se çfarë po bën ky"mëkatar" atje, në gjimnaz.E shkojnë
përfaqësues dhe vërejnë se"mëkatari" që është drejtor shkolle nuk po
bëka mësim.E kapëm,- bërtasin"mikrobet.-Ndalnju-,përgjigjet as më
shumë,po një"mëkatar" tjetër,frat dhe mësues i kësaj
shkolle.-Jo,zotërinj,por Fishta nuk jep nji landë ,por disa.Asht bash
aj që i ka ba ato libra që bajmë ne në shkollë.! Ky,"mëkatari" tjetër,
asht Patër Anton Harapi.E shkojnë e nga shkojnë"mikrobet" dhe
sulmojnë.Vjen dhe shkresa( e zezë) se gjimnazi françeskan duhet të
mbyllet.Dhe Fishta komunikon me dhimbje para nxënësve:-Duhet të
shkoni.Shqipëria të rrojë edhe pa fretër!Ma gjeni gjëkund nji akt ma
të dhimbshëm dhe kaq patriotik.Të rrojë Shqipënia dhe pa
ne,fretërit,patë përsërit dhe Patër Harapi kur komunistat ia morën
shpirtin.A nuk qe Fishtë"mëkatari" që në rrezik të pushtimit e lidhi
me kandila kishën e Gjuhadolit me Xhaminë për t'u thënë pushtuesëve se
,pavrësisht fesë,jemi shqipëtar.Fishta qe në një krah me
Nolin,Gurakuqin dhe kur u rikthye Zogu,mërgoi në Itali.Por duhet thënë
se Zogu,sado që e pati kundërshtar Fishtën,nuk u hakmorr me të.Veç
dekoratave që ka marë gjatë kohës,nga Austria,Turqia,Greqia dhe
Iatlia,ai më 3 qershor 1939,u emërua akademik i Italisë.Mos harrojmë
një gjë:Fishtë"mëkatari" ka qenë nji nga hartuesit e promemories së
pushtimit fashist ku thuhej,mes tjerash:të ruhet tërësia e
Atdheut,gjuha,flamuri,doket e zakonet...".Ndërkaq,po plakej dhe paska
thënë:"Du me shkue në Troshan e me kalue do ditë atje...dua të shoh të
afërmit se ka kohë pa i pa...".Aty,në Troshan,kaloi ditët e prapëme
dhe isëmurë rëndë,u çua në Shkodër por mjerisht,ndërroi jetë
më 30 dhjetor 1940.
Unë rreshtova vëtëm disa nga"mëkatet" e këtij Vigani jo vetëm
si Frat,por dhe si Patriark I letrave dhe si një Atdhetar të
madh.Vlerësimet për këtë Vigan nuk kanë munguar dhe nuk
numërohen.Por,mendoj se më sinjifakitivi,është e një Personaliteti
tjetër,thuaj i madh si ai, e kam fjalën për Gjuhëtarin e madh:Profesor
Çabejin që i shkruan Lasgushit:"...pasi u njoha me vargjet e
Fishtës,kam vendosur të bëhem katolik".Gjeniu që vlerëson
gjeniun.Komentet e tjera, e
prishin vlerën.Por nuk mund të rri pa thënë:"Enveri dhe skorta e tij
çfarë patën me Fishtën?Pse u bënte hije emëri dhe ca më shumë vepra e
tij.Mandej mëria arrin deri në ditët e sotme,Mirë Enveri po shteti
demokratiktik apo ia jep ato që mertiojnë Fishtës dhe gjithë klerikëve
ku maskariminm më të madh,e pati kleri i Veriut?Dhe sa për mua,do të
thosha që "mëkatari "Fishta,meriton një monument të madh atje në
Gjuhadol ku pati "shtatmadhorinë",një bazoreliev në Fishtë ku leu dhe
një bust në Troshan ku bëri meshën e parë.E sa për "Lahutën...",në se
"oksidentalët esotëm" janë bërë modern,ajo ka zënë vënd në zëmrat dhe
nga zëmrat nuk e shkulin dot.
Dhe së fundi,ju them lexuesëve,se kjo është vetëm një orvajtje për të
nxjerrë unë,sadopak mllefin me ata që duan të marrin nëpër këmbë
dinjitarë të tillë që vëndi i ka të rrallë.Dhe të më falin për
mosarritjet apo mangësitë.Por nuk mund të heshtja.
Përparim Hysi, FLORIDA,26 mars 2009
* e risolla,pas ie gjeta në"makzinën time",me rastin e 80-vjetorit të shkuarjes në amshim. Tiranë, 14 janar 2021
Comentarios