top of page

NË FUNDIN E NJË BOTE


NË ZEMRËN TIME

Unë një emigrant, Pa lirinë e qenies time, Një lundër në oqeanin e botës.


Larg truallit amë, Prekur nga zamkë e pështymës, Kalimeve dredha,dredha të shtigjëve; Mes një frike në kacavirje, Zvarrë më tërheq mendimi Me rëndesën e gurit t'vendlindjes, Me hapat e trandur nga zhgënjimi.


Ai qoshku ujvarë ku mrizojnë dëshirat Lidhur m'a mban zemrën time; Kur hap tjetër shtëpi Çfarë transmetimi nër vite!... Të rënda kanatat në arrati, Shtëpia ku linda, Shoqëria ime Më rikthehet Si një perri.

Manjagua 2018


DODONA PAGANE


Ndjehem i lehtë këtë mbrëmje, Hapsirat njerëzore mbaj në ag; Aromë mbushur violash në rënie Në rrugëtimin shekuj larg.

I shenjtë ku vend në katet e shpirtit Me frushullimën e Lisit të Vjetër, Në besim harresë, mbi kulmin e pyllit, Faltoreve ngopur nga këngët.

Nga vend Dodona qirinj vezullues, Në fronin e një ëndërre në paqe, punë; Banorë i Noes poet, bir trashëgues Zgjon mitet pagane nga i lashti gjumë.

E mrekullueshmja shprehi femërore, Kurorëzon mitet nga Tomorr i Artë, Si hëna nga Çika fal dritë arbërore, Nga vendlindja e vjetër, vetëtimë e zjarrtë. Nëntor 2001


NË FUNDIN E NJË BOTE


Në mijëvjeçarin e tretë, Përzhitur në qiellin e zi, Praruar nga yjet grevistë Më vjen kjo natë me gjëmim.

E Ti populli im, Solidar, admirues, shikon botën. Çfarë qëndron në fund Nëpër këte gjëmim?...

Larg këtij shekulli, Prej teje, Nuk dua tani më shumë, Veç dashuri.

25 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page