
SHTATË KORRIK 2020
“NË FESTËN EROTIKE”
KUMTESË STUDIMORE
gjata.arqile2@ gmail.com
Aristotel Spiro, Shtëpia Botuese “alcaeus”, viti 2001.
“URIMET MË TË MIRA
PËR ÇASTE TË BUKURA E POETIKE NË JETË!” - Athinë, 7 shkurt 20020,
nga Prof. Aristotel Spiro.
Përmbledhje.
Poezia lirike, sidomos ajo për dashurinë, si pjesë e rëndësishme e
komunikimit dhe si shprehje e botës së brendshme e poetit Aristotel Spiro drejt lexuesit na qaset…
Poezitë e këtij vëllimi i prekim, i shijojmë si ndjesi shpirtërore
nëpërmjet mjeteve artistike të përdorura me elegancë dhe diskursi i fjalëve të përzgjedhura përbëjnë vitalitetin dhe pjekurinë e poezisë së vëllimin poetik “në festën erotike”- Aristotel Spiro, Shtëpia Botuese “alcaeus”, viti 2001,
ISBN, 960-86780-3-X [11]
Tani që po e rilexoj poezinë e Prof.Pedagogut, A.Spiro e ndjej veten si banor i poezisë së tij.
Sipas meje, gjithë kënaqësia estetike, që më dhuron poeti ka natyrën e përshkrimeve lirike…
Lirizmi duke qenë përbërës i rëndësishëm në poezi si kategori estetike japin, përcjellin ngarkesa të veçanta ideoemocionale, nga ky realitet janë dhe lirikat e poetit A.Spiro të cilat përshkohen me trajta shumë të ndjera, sidomos në dy poezitë që do trajtojmë.
DASHURI E PATHËNË
Dashuri e pathënë,
më mban në jetë pranë jush
duke shpërfillur ngulmueshëm
barrierat e prezantimeve.
Dashuri e pathënë,
fjalë si ëndrra,
ndërthurur me dhimbje,
që mësojnë thjesht
botën më të vështirë
e më të thyeshme
në fytyrën e unit
të ty-së
dhe në trajtën e ne-së. (f, 7).
Teksti i poezive është mbizotrues si funksion poetiko-estetik si dhe
përciell mesazhe nga (un-i dhe ne-së), që parathotë poeti.
Për të kuptuar, për të ndjerë shtjellat poetike të autoit mjafton të kesh kërshëri dhe vullnet shpirtëror për t’i lexuar!
Personazhi i poezisë është vet poeti, që me guxim e sinqeritet rrëfehet dhe ka kurajon të ndryshojë karakterin e tij, pasi dhe psherëtima ka ndjenjë.
Autori na thotë:
NË FESTËN EROTIKE
Sot rri heshtur para teje
duke përmbajtur lotët
në abysin e mendimeve,
me barrën e fajit
mbi supe,
që çdo ditë të dashurova
ndryshe;
vazhdimisht transformoja veten
duke ikur nga ai çast
i vetes time të parë.
Vij i ndryshuar
në festën tonë erotike
me dhelka dhe galope
dhe pshertima ka ndjenjë.
Bëhem dinak pa e dashur,
bëhem dikush tjetër pa e kuptuar,
dikush që s’e njeh
vetëm mua.
Çdo herë të tradhtoj padashur,
Gjersa gjithmonë tek ti njoh
vetëm ty. (f,8).
Poezitë që lexuam më lart janë prurje ku poeti pozon ndjenjat të pasura me lëvizje kuptimore të ndryshme!
Janë mendime të thella, me rrjedhjet e fshehta, të bukurshkruara si:
(bëhem dinak pa dashur, bëhem dikush tjetër pa u kuptuar.)
Hyrje
Gjuha, stili, ngarkesat emocionale, pasuria e shprehjeve të autorit
dëshmojnë më së miri se ai është Poet i formuar, jo thjesht si njohës
shkencor i gjuhësisë dhe i letërsisë, por dhe një poet i lindur i fjalës së
shkruar poetike.
Lirikat si shenjtërim i shpirtit janë shumatore e dëshirave, shuhen me tretjen e mendimeve dhe harohen me përpëlitjen e heshtjes…
Në shumë poezi të këtij vëllimi poetik përdoren fjalë kyçe, ku nga
leximi i tyre krijohen imazhe dhe lexuesi shijon bukurinë e poezisë.
Të tilla fjalë kyçe janë:
“dashuri e pathënë-Prapa hekurave-Në festën erotike-Përtej xhunglës së poezisë-flakë në pasionin e detit-dëgjuam nyjtyme të çuditshme-etje”.
I pavdekshmi Dostojevski, krahas veprave të tij madhore shkruan se:
“Bukuria do ta shpëtojë Botën”.
Poezia mbetet një Diell që ngrohë shpirtin e njerzimit. Shndërrimet e figurshme përgjatë vargjeve zgjerojnë aftësitë kuptimore të fjalës drejt abstraktimit.
Në poezinë e këtij vëllimi që po trajtoj, brenda strukturave të vargëzimit autori krijon modele, mënyra, mjete estetike të spikatura, që motivojnë figurat letrare.
Dhe pse Prof. A. Spiro e njeh shumë mirë metrikën në poezi, poeti nuk shkruan me metrikë poezinë e tij.
Një gjykim i tillë është i përligjur, pasi ky këndvështrim i jep autorit, poetit më shumë hapësirë, mundësi dhe figuracion krijimeve poetike.
Sipas meje, kënaqësija estetike (të cilën e shijoj) që më dhuron poeti e ka vet një natyrshmëri të tillë poezia.
Fjalë kyçe:
“Poezi, erotike, përsiatje, figuracioni,vegime, trajta, elitar,mesazhe,
semantike.”.
Poeti si personalitet ka nivel etniko-kulturor të nivelit të lartë, ky realitet më bën të udhëtoj nëpër hullit e vlerave të tij krijuese.
-Në poezinë “Në Festën Erotike“ vargjet flasin me heshtje të supozuar, ku ndihet abstraksioni si përshembull:
“bëhem dikush tjetër pa e kuptuar,dikush që se njeh dhe as e njoh.“
Problemet etiko-sociale të përshkruara në poezitë e vëllimit poetik “Në festën erotike” krijojnë rrugë mendimesh si përsiatje, që na i servir autori...
SKLLEVËR TË FATIT
Nuk jemi ne
ata që ekzistojnë,
prej ca qenie të ndryshme
të huazuara
prej vetes sonë të thjeshtë
të panjohur,
që gjendet poshtë nesh,
ndër zgafellet e fatit tonë
dhe na dhunon
nga çasti në çast
me apokalipsin
....për ne nuk ka mrekulli
Leksiku i kësaj poezije ndërtohet nga përbërsit kuptimorë, si fushë
leksikore, ushqen lexuesin me lëndë gjuhësore, që konteksohet me vargje të pjekura poetike.
A - Poeti Mjeshtër i Vegimeve Poetike!
Në librin poetik që po trajtoj, fatmirësisht gjejmë, i gëzohemi
vegimeve poetike, që me aq mjeshtëri na i sjell si:
“kujtime të së ardhmes, ngjyrosur me ngjyrat e panjohura, me ndjenjë
egoiste, i dashuruar nga të gjithë dhe skema ngjanë me realen.”.
Këto vegime janë dritësi që projektojnë individualisht poetin, si thirrje ngazëllyese, përthyer bukur nga përvoja e tij krijuese…
Siç dhe dihet vegimet e natyrës janë trajta të krijuara nga lindja e diellit në acar, në pranverë, ose në perëndim të tij në kohë pranvere, në rastin tonë këto vegime përafrohen me gëzim në ditë feste…
“Vegimet vijnë në ditë feste:
Sot unë kam festë.
E fitova sërish qetësinë.
Jetoj nga e para në paqe
Me veten time të rifituar.
Në lojën lëvizëse të çasteve.
Një ritual i papërsëritshëm,
Thirrje ngazëllyese,
jehona kohore e qenies sime,
padurimi për të qenë i pavdekshëm
dhe një ndjenë egoiste për pafajsi.”
B - Poeti vital, elitar në hapësirën kohore vjen këmbëngulës me thesarin e
vet poetik si produkt pjekurie.
Autori në hapësira kohore të caktuara përballet me dinjitet me artin e letërsisë. Prof. A. Spiro dhe si studiues në fushat që ligjëronë ka si vlerë madhore trajtat eprore si përkatësi studimore.
Shtysa për të analizuar poezinë e Prof. A. Spiros m’u ngjiz pasi rilexova librin poetik “në festën erotike” nga ku ndjeva me shumë kënaqësi forcën e
mendimit të tij krijues, poetik.
Janë disa veçori që i përcaktojnë vlerat krijuese që zotron poeti ynë A.Spiro, si: gjuha, stili, pasuria poetike e të shprehurit. Të gjitha këto bashkë dëshmojnë se A.Spiro është artist i fjalës së shkruar.
-Shpirti intelektual krijues është individual.
Brenda kundrimit poetik ndihet ligjërimi artistik përtej kuptimit ku njihesh dhe me mesazhet semantike që përciellin vargjet, fjalët, fantasia e tij…
Vargjet e tij janë qirinj të ndezur që nuk shuhen. Kujtesa e fjalës e
personalitetit të Pro. A. Spiros të rizgjojnë, janë qëmtuar si thërrmiat e
arit…
Profesori, studiuesi Xhevat LLoshi pohon se:
“Funksioni i vaçantë i gjuhës në letërsinë artistike është funksioni estetik, gjuha jo vetëm mishëron një përmbajtje, jo vetëm kumton një iformacion letrarë, por edhe synon të ketë ndikim estetik.” - Valter Memisha, STUDIME
PËR FJALËN SHQIPE, botuar-botart, Tiranë, 2011, f,236.
POEZIA “PREMTIM” me 58 vargje është një nga ato prurjet për të cilat shkrova më lart, si model, si trajtë eprore që përciell te lexuesi një këngë me pasion të thellë krijues, të ngjyrosura me figuracione dhe tingëllima
zanore fundore…
“...Dhe unë po prisja
atë çast
të lindjes së fjalës
për t’u çliruar
nga përgjegjësia e të pathënës,
të bij para teje
me këngën tënde
të dashur,
me të vërtetën në duar,
një foshmje të pafajshme,
që mbrojtje kërkonë.
Një këngë për ty,
një passion të thellë,
që u deshën vite
për ta ngritur,
të shoh trajtën tënde,
të pandryshueshmen,
si ato ditë
që rastësisht u takuam
dhe të indentifikova me gruan time.
TI erdhe bashk; me vështrimin tim,
Bashkë me veten tënde që e kisha përbrenda,
Ia dhe fytyrën vajzës së patrajtë,
që bartja me vete.”
C - Në altarin poetik të poezisë së A. Spiros, fenomeni: vdekja jasht vetes, është vdekja që nuk hesht.
Ajo (vdekja) është më e çiltër shpirtërisht.
-Ndërron trajtë, ka më shumë dashuri-ndërron jetë vdekja ime, i
vdekur rrugëve endem...
Vdekja në poezinë e poetit nuk e ka tragjiken e zëshme, që vjen e
natyrshme, tashmë, në këtë poezi ajo është metaforë, si “virusi” më i
përhapur që të torturon në pambarim.
Poetikisht këtë fenomen e gjejmë të pasqyruar (si metaforë) në disa poezi të këtij vëllimi, si:
ÇDO HERË
Deri këtu ku kemi arritur
Kam vdekur shpesh here.
Tani ska më frikë nga vdekja.
Sa here që për ju më mer malli,
I vdekur rrugëve endem.
Harruar prej botës së panjohur,
që bërtetë papushim e ngulmueshëm
pranë prezencës time indiferente.
Por në se diku ju takoj,
në një kordinatë hapsire dhe vendi,
ndërron jetë vdekja ime.
Vargjet që po shkruaj më tej, shpëfaqin jetën e gjallë, dinamike të fjalës, apo shenjimin e zanoreve të gjata (a,e,u,y,i,o) në çdo fjalë janë dhe tregues i prirjes intelektuale, si mishërim i un-it të tij poetik.
Ja disa vargje nga poezia “PREMTIM”
...Dhe unë po prisja
atë çast
të lindjes së fjalës
për t’u çliruar
nga përgjegjësia e së pathënës,
të vij para teje
me këngën tënde
të dashur,
me të vërtetën në duar,
një foshnje të pafajshme
që mbrojtje kërkon.
Një këngë për ty,
një pasion i thellë,
që u deshën vite
për ta ngritur,
të shoh trajtën tënde,
të pandryshueshmen.
Disa përfundime:
-Profesor A. Spiro me krijimtarinë e tij poetike i ka lënë brezave,
lexuesve të poezisë shqipe virtytet dhe vlerat e një poeti elitar për kohën kur ai lëvroi me dinjitet poezi.
-Aistotel Spro, në vetvete është një kalorës i poezisë që shikon përtej të pandryshueshmes të botës së panjohur letrare.
-Autori i këtij vëllimi poetik ka punuar me përgjegjësi, me vullnet dhe
elegancë, “bëhet dikush tjetër”, që në thelb është vetvetja si krijues dhe natyrshëm ka krijuar individualitetin e tij si poet elitar.
Po e përmbyll këtë kumtesë studimore me një mendim hipotetik:
Poeti A. Spiro nuk ka frikë më nga “vdekja” poetike.
Poeti e ka mposhtur në mënyrë sublime atë...
Disa -Referenca nga literaturë e konsultuar.
-Arqile Gjata, Trokas me Ligjërime,Shtëpija Botuese “MILOSAO”, Sarandë, 2018.
-Gjovalin Shkurtaj, “SI TË SHKRUAJMË SHQIP”.
-Iskra Thoma,”Individualiteti dhe vepra letrare.”
-Rexhep Qosja,” Historia e Letërsisë Shqipe,” vëllimi: Një-Dy-Tre.
-Valter Memisha,” STUDIME PËR FJALËN SHQIPE”.
-Zeqir Kadriu, “MOZAIK GJUHËSOR”.
留言