Në fakt duhej të ndodhte rotacioni politik


Cila është më e dëmshme: e keqja Rama apo e keqja Berisha-Meta?!


Skënder Sadri KAPITI


Udhëheqësi politik dhe ai shtetëror duhet parë, vlerësuar e gjykuar me qetësi,pa pasione dhe jasht interesit personal, duke mos as edhe degraduar dhe as përgojuar atë dhe askënd nisur nga xhelozia,egoizmi dhe nihilizmi. Por nuk duhet as mitizuar askënd si të famshëm e të pagabueshëm. Meritori dhe më i respektuari në histori mbetet ai individ e burrështetas i cili interesin e tij personal e ka pasur brënda interesit të përgjithshëm , ai i cili nuk ka manipuluar dhe as nuk e ka shfrytëzuar popullin e vet, as pushtetin dhe as besimin, por që i ka shërbyer ndershmërisht,moralisht dhe me përgjegjësi kombit dhe shtetit të vet.

Demokracia si mit ka ligjin dhe lirinë. Demokracia e cila “prodhon” heroj nuk është demokraci, por është autokraci.