
Në emër të liridaljes së pensionistëve
Fatmir Terziu
Pensionistët?! Pleqtë?! Përtej të gjitha kuptimeve të moshës, ata janë dhe mbeten “të urtët”, “të mirët”, “të shtrenjtët… Ata janë më të prekurit e një terminologjie që të paktën për shumë kohë kishte mbetur në Fjalor: “liridalje”; “zbor”. Por, mistershëm u rishfaq ndjeshëm… dhe pleqtë, pensionistët kthyen sytë nga qielli, duke u lutur sikurse dinë ata dhe të pyesnin me lotë “pse u ishte rifaturuar zbori dhe liridalja në këtë kohë?” Dhe përgjgjjja nga Qielli thuhej në lutjen e tyre se duhej të ishte zyrtare nga zyrat në Tokë. E aty këto ditë nuk flitej se dikush mund të gjente ndonjë zgjidhje, qoftë edhe me ndonjë shok…
E ata nisnin të psherëtisnin mes vetes, mes heshtjes, atje në kornizën e tyre të vetëizolimit… e hamendësonin… Ndoshta…
Ata thonë se dëgjoni “pleqtë” tuaj, në mënyrë që të rinjtë të bëjnë atë që ata bëjnë, në thelb të kalojnë “skllavërinë e ndjekjes së përbashkët”, jetën si trashëgim kulturor. Pra, të shkëputen disi nga ajo udhë në të cilën kanë kaluar vitet, ndoshta dhe midis tyre edhe mitet. Aty ku herë ulet e herë ngrihet “kurba” me të cilën shënohen arritjet. Dhe dëgjon në këtë shkëputje … fjalë, togfjalësha të rallë: “Unë nuk dua më kazëm”; “Nu dua më tokë…”; … “Unë s’dua të vesh një kravatë”; “Unë nuk dua të vesh një kostum”; “Unë s’dua të jetoj si zogjtë dhe bletët … dua të jem larg nga bashkësia, përveçse nëse rrëmuja na bën ne të jemi më inteligjent se zogjtë dhe bletët, nga komuniteti… kështu që luftërat do të vazhdojnë. Do të vazhdojnë të prodhojnë “mendime të avancuara”, modele të reja, ndalime, kontrollime, karantinime, pra luftëra … Dhe në luftë emrat janë emërtesa. Emërtesat janë narracione. Narracionet prodhojnë narrativin e ri. Këtij narrativi të lindur, të frymëzuar e të mbursur nga “Kovidi” i shtohet edhe oreksi. E oreksi si i tillë shkon zullum në Prill…Ne vazhdojmë të jetojmë në një botë, ti mbetesh me mua në një hapësirë 2 metra larg meje, e unë po aq larg teje…. Dhe mas me sy e shoh se je më afër se të gjitha ditët, më afër se të gjitha luftërat… Je më afër me mua e rri puthitur me mua, edhe në këtë metër të ardhur detyrim nga Lufta e Re, si e vërtetë e quajtur Covid – 19. E ne jetojmë… Në vend që të bashkohemi, ne vazhdojmë të ndahemi, izolohemi, karantinohemi. Dhe ne, … ne kështu jo vetëm që nuk shkojmë aty ku duhet “dëgjoni pleqtë tuaj!”, por aty ku shkruhet larg e sa më larg tyre. Dhe ne i mbrojmë?

Tregimi më i ri, realist, i shkruar mes kësaj lufte të re, nga shkrimtari Konstandin Dhamo, na jep një pasqyrë më të qartë narrative, ashtu sikurse duhet thënë, që të gjitha tregimet dhe krijimet e Dhamos, jo pak herë kanë qenë imperativi i ditës dhe kohës ku ne jetojmë dhe luftojmë me emërtesa luftërash të ndryshme. Edhe në këtë rast… me luftën ndaj koronavirusit ka mjaft arsye të ndjesh realitetin e shkruar bukur nga Dhamo: “Kryeministri i vendit, më në fund, u dha leje zyrtarisht pensionistëve të dalin nga shtëpia / Më18 prill 2020 / Të shtunën, nga ora pesë, deri më njëmbëdhjetë / Të rinjve, në këtë ditë të parë t’uikendit,nuk u lejohej të dilnin e të përziheshin me pleqtë, aq lehtësisht t’infektueshëm nga Covid – 19”. Në narativ termi që shkon tek realiteti, fjala që rrëshqet si ngjala në lexim e kuptim na japin një rezyme më të plotë për këtë ligj, ligj që del qeveritarisht nga shkaku për të mbrojtur jetën e të moshuarve: “Kështu, pënsionistët e thinjur do t’i çmpinin këmbët, tek do të venin te Parku i Madh, i bleruar sakaq dhe i mbushur me lule përplot aromë pranvere, apo do të hidheshin gjer te Bulevardi Dëshmorët e Kombit, me selitë e qeverisë, që s’e kanë ndërprerë punën dhe, prej bulevardit, të ktheheshin e të çapiteshin nëpër trotuaret aq të hijeshuar, përgjatë Lanës me blirë dhe pisha; posi … posi. Vetë kryeministri u kishte dhënë lejedalje, deri më njëmbëdhjetë…”
E ndoshta jashtë asaj që të jep detyrimi të mbetesh i prirë nga liria, fjala dhe shkrimi bëjnë një udhë tjetër në mendjen e atyre që jetës i kanë dhënë aq shumë jetë dhe … që ende i japin me frymëzimet e tyre: “Poeti tetëdhjetepesëvjeçar FS më mori në celular, aty nga ora shtatë e më tha:
- Do të lahem e do të vishem ca më me kujdes se, gjatë tërë këtyre ditëve të karantinës, e do të dal! Armiku iku. Rrugët janë të lira…
- Ke shkruar ndonjë vjershë për Covidin? Po kush të tha se paskësh ikur?”
Dhe lexoj. Lexoj sa tregimin dhe po aq shpërfytirimin. Më duket se jam atje… jam duke kuiz. Dhe hesht. Unë nuk do të kuz. Nuk do të kuiz atje. Do të jem atje dhe jam sikurse ndjehem vetëm duke kaluar atë që ata janë mësuar: “ky është vetëm mendimi im”. Dhe ata besojnë. Dhe unë besoj se ne jemi kapur dhe mënyra e vetme për t’u çliruar është të bëjmë komplotin tonë. Tani le t’i lëmë pak leximet, po aq njohuritë, le t’i lëmë në dëgjimin që ata kanë nuk janë të gjitha të gabuara.
Eh, kur tregohet kaq bukur. Kur shkruhet kaq me dashuri e qetësi. Dhe leximi duket se nuk mbaron lehtë… Përpar ke gjithnjë një poet… Një poet me atë moshën e vet…
“- Alo ? Hë, more poet, ç’bëre gjer tani?
- U mora me bibliotekën, kap një libër, lër një libër, por dëgjo! Para pak minutash po flisja në telefon me djalin e SK,mikut tonë.Ku e ke babain,e pyeta, ma jep të llafosemi ca. Eshtë pa qejf, m’u përgjigj, shumë pa qejf; ja piu ilaçet e zemrës dhe u shtri të qetësohet. Atëherë të shkuara dhe, të fala t’i bësh. Por sa mirë që banoni bashkë! Nga e keqja, xhaxhi FS, sa të marr edhe unë një apartament. Vdiqëm, tim eti s’i mbarohen hallet, boll rrojti edhe ai…”
Dhe unë fshij sytë duke l…., lexuar doja të thoja… për t’u rikthyer, por derisa ta marr këtë ndjenjë, kjo është kursi që jam në vazhdim të tregimit që më mbërtheu dhe më la deri në fund me një frymë!
Minush HoxhaKam nje thenie vec timen: po bene /pleqte:bashkeshortet/ femijet dhe i rriten deri ne pavaresi e herehere pertej pavaresimit, nuk kerkojne qe ata t'ua kethejne te miren, por, KERKOJNE T'UA MUNDESOJNE TE SHKOJNE TEK PIKE E FUNDIT E JETES, ME DINJITET! SIKUR NJERI! Ne te kunderten, bastardhon shpirte njerezor deri tek rrezikimi i species.