Rreze drite në pasqyrë, Nuk ngjasoj me atë që shkoi: Më i plakur, më i fryer, Por më i pasuri nga soj. E vërtetë e hidhur kjo E poetit të vonuar. Të qëllon dhe ja, provo, Nga vetja të jesh lehtësuar. Isha një nga ata që s’bije, Ëndërrimtar, agim me vesë, Që kërkonte dritë në hije, Mendja kurrë të mos i vdes. Dhe përherë mbetur në këmbë, S’i donte vështrimet bosh. U përgjigjesj dhëmbë për dhëmbë: “Në djall vafshi! Gjë s’më josh.”
Ngjizjet shpesh janë dhe të këqija, Janë si gropat me gjarpërinj. Mbërritur vonë, të zë pleqëria Dhe dështmet shpesh të mpijnë. Ndaj më thonin shokë e miq: “Mos limo vargje të mjera. Këmbëngul, mos u tërhiq, S’ka poeti armë të tjerea.” Dhe i ruhesha së keqes. Vjen e keqja kot së koti. Si poet i thoshja vetes: Në djall vafsh, në s’je i zoti.
Shpesh tërë gaz, i çensuruar, Sikur shigjetoj pushtetet. Veç në vargje kam tentuar, Dashuri pafund të mbetet. Në një botë prej dimërakësh, Vargu mbase sjell pranverën. Ajo sjell funde dështakësh Dhe poetin deh me erën. Ndaj nuk gjendem qoftë një ditë, N’asnjë rresht nëpër gazeta Faqet i kanë zënë orgjitë. Vallë të jenë gjthë të vërteta?! Por kronika e zezë ka zbritur, Ndaj i urtë prita sa prita, Botës për t’i ulëritur: “Në djall vafsh, moj, me të gjitha!”
Nuk dorëhiqem. Jam poet. S’jam profet i kësaj bote. Desha t’jua mësoj këtë jetë, Nga përvoja mote e mote. Ndaj do të ec mes fishkëllimash, T’ju çliroj nga vetja ime, Fundja ky është një trill trimash. Ëndërrim mbi ëndërime, Jam një i çmendur që bërtet, Dashurinë kërkon të lidhë. “Mjaft më , mjaft, se ndihem keq! Në djall vafshi që të gjithë!”
Po ç’të bëj?! Nuk jam soj tjetër. S’kam ndryshuar që i mitur. Shpirtin kam mik më të vjetër, Se një maskë që e mbaj ngjitur. Dhe armiq dhe miq t’ju kem, Me dëshpërimin që s’e shqita, Nuk do t’mundem kurrë t’ju them “Në djall vafshi me të gjitha!”
Comments