Në ditët e pakta të qëndrimit tim në Londër


Në ditët e pakta të qëndrimit tim në Londër

Dr Luan Zyka



Në ditët e pakta të qëndrimit tim në Londër, më duhej të pëzgjedhja vendet dhe miqtë që mund të takoja. Londra me shumë histori dhe monumente, me mjaft miq të hershëm e të rinj.

Dr. Fatmir Terziu i meshironte të dyja, edhe mikun, edhe historinë. E para na përket ne të dyve, e dyta i përket tashmë kulturës dhe historisë së diasporës shqiptare. Veprimtaria kulturore dhe patriotike e Fatmir Terziut, ku në pak vite arriti me përpjekjet e tij personale të bëhet tribun i shprehjeve krijuese të shqiptarëve në mbarë botën.

Sapo u takuam, Fatmiri më thotë, shkojmë e pimë kafe afër BBC, si simbolikë e njohjes tonë kur unë isha gazetar në Shqipëri dhe ti promovoje kulturën shqiptare në Greqi. Rrugëtimi i dr. Terziut është shembull i krijimit të suksesshëm, gjithmonë në rritje dhe befasues, por mbi të gjitha konstant në mirësinë e tij të natyrshme. Mirupafshim mik i mirë.

10 views1 comment

Shkrimet e fundit