top of page

Në Ditën e Gjuhës Amtare


Fjalë për fjalë

(Në Ditën e Gjuhës Amtare)

Fatmir Terziu


Pra, atje në pragun e dritares

me dy kanate

u ula duke analizuar zgjimin tim,

njëri kanat ishte jashtë dritares të tregonte të sëmurë mendorë

tjetri brenda ndarjes në një ekran që fliste për terroristët,

pastaj ndryshova idetë dhe mendimet...

… më pas u shfaqën dy objekte të ndritshme zjarri

në horizont...

pastaj dy të tjera...

godisnin hemisferën ndarëse të trurit brenda kafkës

derisa u ngrit një dhimbë mbi një romb të përsosur

që shpoi qiellin e natës.


I përzieja tejçimet.

Duke u shtrirë me shenjtorin me kapakë të trashë ende sot...

brenda një mrekullie të dritës së ngadaltë,

isha aq i etur për fjalët në këtë çrregullim,

madje shkrova në një faqe të rishikimit të lajmeve të së dielës,

Zoti më ndihmoftë,

ndjej nevojën të flas për njerëzit me shkrim.


Testament për vizionet moderne:

fenomeni modern gjuhëdredhor

gjendet kryesisht në rregullin e pashkruar të sotëm

si hyrje e spontanitetit artistik parajsor

larg teorisë së ngurtë në situatën e shembullit praktik

e gojës së nakatosur në materialin psikoanalitik...


Flet për kthimin nga e majta në të djathtë...

nga lart poshtë...

nga burr në grua... por jo shqip

pak si një dialekt që jep udhëzime...

në Parlament, Qeveri, Bashki me të njëjtin tip

përfundon në një mbretëri

dhe mbreti është stolisur jo më si një kardinal të kuq

peshkop i purpurt...

por dhimbje...

ky është viti 2022...

nuk është çudi pse hipitë e vrasin Gjuhën Shqipe!

Yorumlar


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page